Rajoni

Vendimi për rastin “Monstra” në RMV, burg përjetë për 3 shqiptarët e akuzuar

Përditësimi i fundit: 23/02/2021 - 13:57
Text size Aa Aa

Kur kanë kaluar 9 vite nga vrasja e 5 personave në Liqenin e Smillkovës në Shkup, Gjykata Penale vendosi të dënojë me burg shqiptarët e akuzuar.

Tre prej tyre janë dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa dy të tjerë me nëntë dhe pesëmbëdhjetë vite burg. 

Ata kundërshtuan vendimin dhe e cilësuan atë të montuar politikisht.

Kujtojmë që çështja u rikthye në vitin 2018 për rigjykim për shkak të mungesës së provave.

Rasti "Monstra" i referohet vrasjes së pesëfishtë në afërsi të Shkupit në vitin 2012, ku viktimat ishin 5 maqedonas.

Mbi shqiptarët rëndon akuza për terrorizëm. 

Lexoni gjithashtu:

Shqiptarët protestojnë në Shkup, qytetarët kundër dënimit të 5 shqiptarëve me burg kapital për rastin ''Monstra''

Protesta kundër dënimeve të rastit ‘Monstra’, flet organizatori: Iniciativë qytetare për padrejtësinë që po u bëhet shqiptarëve

Tregime të lidhura