Në Maqedoninë e Veriut pritet sot dërgesa e dytë e donacionit prej rreth 8 mijë vaksinash anti-COVID nga Serbia.
Korrespondenti i Euronews Albania, Benjamin Arifi tha se në dërgesën e parë mbërritën mbi 4,600 vaksina, ndërsa sot priten rreth 3,320 vaksina të tjera.
“Në dallim nga dërgesa e parë, që u prit nga kryeministri Zaev, sot në kufi do të takohen dy ministrat e shëndetësisë për të marrë dërgesën,” – u shpreh gazetari Arifi.
Në Maqedoninë e Veriut programi i vaksinimit ka nisur prej një jave vetëm me vaksinat Pfizer të ardhura nga Serbia dhe deri më tani janë vaksinuar 1,274 mjekë.
Përmes platformave online dhe mjekëve të familjes janë listuar mbi 100 mijë qytetarë, 63 mijë prej të cilëve prej platformave online.
Aktualisht ka vetëm një pikë vaksinimi në Shkup dhe të gjithë personelit të sistemit shëndetësor u duhet të lëvizin për në kryeqytet.
Situata e pandemisë në Maqedoninë e Veriut ka ardhur në përmirësim ku ndryshe nga muajt e shkuar tashmë në spitale ka më pak se 500 pacientë.