LDK-ja në udhëkryqin më të vështirë politik të tridhjetë viteve të ekzistencës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lidhja Demokratike e Kosovës është në udhëkryqin më të madh politik që nga themelimi i saj në vitin 1989. Në situatën në të cilën ndodhet, Kuvendi mund të sjellë edhe befasi të pakëndshme.

“Po mund të ketë tensione sepse ne kemi parë disa pretendime që janë shpallë publikisht për kryetar të partisë dhe në rast se nuk do të ketë një kompromis mes këtyre njerëzve mund të ketë edhe tensione që mund të shkaktojnë pakënaqësi të mëdha e të përfundojë edhe me ikjen apo largimin e disa njerëzve goxha kyç që ishin në LDK”, tha Arton Demhasaj, analist politik.

Megjithatë, para garës për kryetar, analistët deklarojnë se LDK-ja duhet të bëjë bilancin e situatës në të cilën ndodhet.

“Përveç përgjegjësisë, ata duhet të dalin edhe me sqarime e shpjegime për të parë se çfarë ka ndodhur dhe duhet t’i adresojnë këto kërkesa në mënyrën më të mirë, në kuptimin që të zgjedhin kryesinë e duhur që ka më së shumti përkrahje, por që përfaqëson kërkesat e qytetarëve. Të ndërtojnë një vizion për partinë, zhvillimin e viteve të ardhshme dhe t’i përmbahen vlerave bazë në kuptimin e ndërtimit të identitetit të tyre e të bërjes së opozitës në mënyrën sa më konstruktive”, tha analistja Jehona Lushaku.

Udhëheqje me mendësi të re dhe largim përfundimtar i figurave të deritanishme që LDK-në e çuan në shkallën kur në zgjedhje parlamentare fiton vetëm 13%, shihen si mundësitë e vetme për shpëtimin e partisë.

“Tani nëse këto figura do të largohen njëmend nga LDK-ja dhe do ta lëshojnë Kuvendin të veprojë në bazë të vullnetit të lirë të delegatëve, atëherë mendoj se do të jetë një shpëtim sepse delegatët do të vendosin për liderin e partisë dhe njëkohësisht edhe për kryesinë e partisë . E kjo do ta krijojë një momentum të ri për LDK-në si parti që do ta ketë një udhëheqje të re e që do të fillojë ta udhëheq me mendësi të re siç ka qenë në dhjetë vitet e fundit”, tha z. Demhasaj.

Deri më tani, vetëm Anton Quni ka deklaruar publikisht se do të garojë për kryetar të partisë. Të tjerë si Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala apo Melihate Tërmkolli, vetëm janë përmendur në opinion.

“Si emër nuk e di, por si profil, mendoj se një kandidat që do të sjellë risi për ndryshimin e mënyrës së qeverisjes paraprake, një kandidat i cili do të sjellë një frymë të re bashkëpunuese, që do të mbajë vlerat si meritokracia dhe vlerat bazë të partisë, prezente edhe në komunikimin me anëtarësi e elektorat”, tha  znj. Lushaku.

Në vitin 2006, i njohur si “Kuvendi i karrigeve”, pati dhunë fizike, LDK-ja u nda dhe nga ajo u krijua Lidhja Demokratike e Dardanisë.

 Në Kuvendin e vitit 2016, ish delegatja Donika Gërvalla u nxor zvarrë jashtë mbledhjes bashkë me Vjosa Osmanin. Për tridhjetë vjet të ekzistencës, LDK për kryetarë pati Ibrahim Rugovën, Fatmir Sejdiun e Isa Mustafën.



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER