Zgjedhjet në Kosovë, rezultati shpallet të hënën, por jo certifikimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nëse gjithçka shkon siç duhet, të hënën mund të mbarojë në tërësi procesi i numërimit dhe rinumërimi të votave për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtuar kapacitetet e numërimit në Qendren e Numërimit dhe rezultateve.

[
cite_header=Besojmë që në fillim të javës së ardhshme siç kemi paralajmëruar edhe dje KQZ-ja do të mund të shpallë rezultatin përfundimtar për subjektet politike dhe kandidatët.
cite_author=Valmir Elezi
cite_description=Zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
]

Me shpalljen e rezultatit përfundimtar, nuk mbaron procesi. Partitë ose kandidatët, brenda 24 orëve mund të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa, që ka tri ditë kohë për të vendosur. Brenda kësaj periudhe ligjore ndër të tjerët, ankesë në PZAP pritet të dorëzojë edhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit.

[
cite_header=Kemi fakte nga terreni se shumë vota na janë tjetërsuar në atë kuptimin jo nga partia por janë tjetërsuar nga kandidatët tanë tek kandidatet e tjerë brenda subjektit prandaj kjo na ka nxitur që të kërkojmë rinumërim të të gjitha kutive.
cite_author=Vesel Makolli
cite_description=Sekretar i Aleancës Kosova e Re
]

Në rast se palët janë të paknaqura me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ato mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme.

Pa shqyrtimin nga ana e PZAP-së dhe të Gjykatës Supreme të të gjitha ankesave të subjekteve politike apo të kandidatëve të ndryshëm për deputetë, KQZ-ja nuk mund të certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Prandaj, certifikimi i këtij rezultati, bazuar në afatet kohore, nuk pritet të ndodhë para fundit të javës së ardhshme.

Aktualisht, po vijohet me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove me fletëvotime të ardhura nga jashtë Kosova. Deri më tani janë hapur 34 mijë pako, prej të cilave janë aprovuar 41 mijë e 280 zarfe me fletëvotime dhe 16 mijë e 288 zarfe janë refuzuar sepse nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore.



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER