Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut protestuan sot për drejtësi dhe kundër proceseve të montuara gjyqësore. Edhe pse protestuesit kishin marrë leje dhe synimi ishte që të marshimi të përfundonte para godinës së qeverisë, policia vendosi barrikadat rreth dy kilometra larg Kryeministrisë.
Korrespondenti i Euronews Albania në Maqedoninë e Veriut Benjamin Arifi thotë se ka pasur konfrontime fizike me protestueseve dhe forcave të rendit, ndërkohë si rezultat i kësaj përplasjeje disa persona kanë marrë lëndime trupore.
Por, Policia e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar aksionin për arrestimin e disa protestuesve, pas përshkallëzimit të protestave të sotme në Shkup.
Deri tani janë arrestuar tetë protestues, ndërsa aksionet po vazhdojnë edhe më tej. Po ashtu, Ministria e Brendshme njoftoi se shtatë policë janë lënduar gjatë përleshjes me protestues.