Pesë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, rritet numri i të infektuarve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Kosovë pesë qytetarë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Të dhënat bëhen me dije nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili shton po ashtu se nga 2570 teste të bëra, 445 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Në të gjithë Kosovën që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 1592 qytetarë.

 

“Numri total i rasteve pozitive është 68.351 raste nga 300.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.592 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 264 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.438 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.321”, thekson IKSHPK-ja.

Rastet pozitive:

Prishtinë 179 raste, Gjakovë 39 raste, Pejë 37 raste, Prizren 29 raste, Gjilan 24 raste, Ferizaj 16 raste, Mitrovicë 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 13 raste, Vushtrri 13 raste, Podujevë 12 raste, Rahovec 8 raste, Kamenicë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 5 raste, Dragash 4 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Graçanicë 3 raste, Deçan 2 raste, Kllokot 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë, Malishevë dhe Viti.

Specialistët e shëndetit kanë përsëritur apelin ndaj qytetarëve për të respektuar masat anti-covid. Sipas tyre, zbatimi i protokollit shëndetësor është i thjeshtë, por thelbësor për të zvogëluar përhapjen e infeksionit në popullatë.



Etiketimet

Borrell i kërkon Kurtit rinisjen e shpejtë të dialogut me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje...

 ‘Johnson & Johnson’ nën hetim, katër raste të mpiksjes së gjakut tek të vaksinuarit

Një tjetër vaksinë anti-COVID po hetohet. Procesi ka nisur pas 4 rasteve serioze të mpiksjes së gjakut pas marrjes së “Johnson & Johnson”. Vaksina në...

Tensioni Rusi-Ukrainë, Merkel i kërkon Putinit të zvogëlojë praninë e trupave

Vazhdojnë të rriten tensionet midis Kievit dhe Moskës, teksa të dy shtetet vazhdojnë të dislokojnë trupa ushtarake në kufi me rajonin autonom të Donbasit....









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER