Protesta në Shkup për rastin ”Mostra”, PDIU: Lironi të arrestuarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar për rastin “Monstra” në Shkup.

Në reagimin e saj PDIU shprehet se policia e Maqedonisë së Veriut i pengoi qytetarët të shprehin mendimin e lirë dhe ushtrimin e së drejtës për të protestuar.

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka ndjekur zhvillimet pas protestës kundër vendimit për rastin “Monstra” në Shkup. Pavarësisht se organizatorët ishin shprehur qartë për të protestuar paqësisht dhe kishin marrë lejet e nevojshme nga autoritetet, policia e Maqedonisë së Veriut i pengoi ata në shprehjen e mendimit të lirë dhe ushtrimin e së drejtës për të protestuar,” – thuhej në deklaratën zyrtare shkruar në faqen e Facebook.

Për PDIU-në, ndalimi, arrestimi dhe keqtrajtimi i protestuesve nuk është shenjë e forcimit të bashkëjetesës dhe kohezionit ndëretnik në Maqedoninë e Veriut.

PDIU i bën thirrje autoriteteve maqedonase të lirojnë të arrestuarit dhe të lejojnë qytetarët të shprehin mendimet e tyre.

“Ne mendojmë se për të afruar komunitetet, ndaluar diskriminimin mbi baza etnike dhe stimuluar pjesëmarrjen në proceset demokratike, duhet më së pari vullnet politik. Ndaj, i bëjmë thirrje autoriteteve maqedonase të lirojnë të arrestuarit dhe të lejojnë qytetarët të shprehin mendimet e tyre lirisht,” – shkroi Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Një ditë më parë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut protestuan për drejtësi dhe kundër proceseve të montuara gjyqësore, ku tetë shqiptarë u arrestuan nga policia.

 

Lexoni gjithashtu:

Priten sërish protesta për rastin “Monstra” në RMV, 8 shqiptarë arrestohen dhe lëndohen 7 policë

Vendimi për rastin “Monstra” në RMV, burg përjetë për 3 shqiptarët e akuzuar

Shqiptarët protestojnë në Shkup, qytetarët kundër dënimit të 5 shqiptarëve me burg kapital për rastin ”Monstra”



Etiketimet

Nata e parë e ‘BAFTA’, vlerësohet me dy çmime filmi ‘Ma Rainey’s Black Bottom’

Nisi mbrëmjen e djeshme nata e parë e ndarjes së çmimeve “BAFTA” çka paraprin natën e madhe të  eventit më të rëndësishme të kinematografisë...

Shifra alarmante në RMV, 46 të vdekur nga Covid-19

Prirja e epidemisë Covid-19 në Maqedoninë e Veriut vijon të mbetet shqetësuese dhe këtë fakt e dëshmojnë shifrat. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët...

Shtatë të vdekur nga Covid-19, bie numri i infektimeve

Shtatë qytetarë të prekur me Covid-19 kanë humbur jetën në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila po ashtu thekson...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER