Rinumërohen 434 nga 552 vendvotime, sot pritet përmbyllja e procesit në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e sotme në Kosovë pritet të përfundojë rinumërimi i 552 vendvotimeve.

Deri më tani janë rinumëruar 434 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre.

Kanë mbetur edhe 118 vendvotime që të rinumërohen dhe pritet që ky proces të mbarojë deri në mesnatë.

Lajmi bëhet i ditur për Kosovapress nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili shtoi se si zakonisht pasdite do të informojë lidhur me progresin e punës në QNR.

Ndërkohë, pa shqyrtimin nga ana e PZAP-së dhe të Gjykatës Supreme të të gjitha ankesave të subjekteve politike apo të kandidatëve të ndryshëm për deputetë, KQZ-ja nuk mund të certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Prandaj, certifikimi i këtij rezultati, bazuar në afatet kohore, nuk pritet të ndodhë para fundit të javës së ardhshme.

Lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet në Kosovë, rezultati shpallet të hënën, por jo certifikimi

LDK-ja në udhëkryqin më të vështirë politik të tridhjetë viteve të ekzistencës



Etiketimet

‘Të mos gjykohet Salvini’, prokurori: Ai nuk ndaloi në mënyrë të paligjshme emigrantët në 2019

Matteo Salvini nuk duhet të shkojë në gjyq për ndalim të paligjshëm të emigrantëve. Kështu u shpreh prokurori i Katanias, Andrea Bonomi. Sipas tij, vendimi...

“Do të jem këtu deri më 26 prill”, Meta nga Vlora: Nuk preket asnjë votë e vlonjatëve

Nga Vlora, presidenti Ilir Meta bëri sërish një apel të fortë për ditën e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se nuk do të preket asnjë votë...

‘Defender 21’| Ushtarët e Gardës së New Jersey mbërrijnë në Tiranë për të trajnuar FA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti sot ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ambasada amerikane përmes një postimi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER