Lajçak takon Kurtin, kreu i VV e pret me flamurin e Shqipërisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është zhvilluar ditën e hënë takimi i përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Njëherësh ky ishte edhe takimi i parë i diplomatit sllovak gjatë vizitës treditore në Kosovë. Më pas, Lajçak do të vazhdojë vizitën në Serbi, nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars.

Ditën e nesërme, edhe Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Takimi do të mbahet në kabinetin e Presidentes në orën 08:00. Pas takimit, do të mbahet edhe një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë takimit mes Kurtit dhe Lajçak në sy ra fakti se në sallë gjendej vetëm një flamur i Shqipërisë.

Vetëm pak ditë më parë, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi shkaktoi debat pasi gjatë një interviste u zbulua se pas tij qëndronte një hartë, ku Kosova nuk ishte e ndarë nga Serbia.

Lajçak reagoi duke thënë se për shkak të pamjes së paqartë, ishte shkaktuar i gjithë keqkuptimi pasi harta ishte një hartë zyrtare që BE përdor për Ballkanin Perëndimor, ku Kosova është e ndarë nga Serbia.

Etiketimet

Ndahet nga jeta legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi. Lajmi është konfirmuar nga i biri në rrjetet sociale. Ish-boksieri Ahmet Golemi...

Ankimimi i PD-LSI për Beratin, KAS vendos hapjen e kutive me materiale zgjedhore në disa Qendra Votimi

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ u mblodh sot për të marrë vendim lidhur me ankesat që PD dhe LSI kanë dërguar për...

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Javën e ardhshme, më 19 maj, në Gjykatën Speciale do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER