Censusi në RMV kontestohet nga qarqet nacionaliste

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Procesi i censusit në Maqedoninë e Veriut po përballet me shumë kundërshti, sidomos nga qarqe nacionaliste maqedonase. Akoma pa filluar mirë, tashmë ka spekulime se rezultati do të falsifikohet në të mirë të shqiptarëve.

Blloku i disa shoqatave të djathta dhe partive jashtëparlamentare kanë nisur iniciativën “Nuk e hap derën”, duke thirrur për bojkot të censusit. Sipas tyre, i gjithë procesi është i dyshimtë dhe synohet që numri i shqiptarëve të fryhet artificialisht.

“Përqindjet tashmë janë të dakorduara. Duam të ketë census, por me numra real, jo me shifra të falsifikuara. Kështu shqiptarët do të dilnin diku mbi 35%, ndërsa realisht nuk janë as 17%”, shprehet Janko Baçev, nisma “Nuk hap derën”.

Edhe partia më e madhe opozitare VMRO DPMNE nuk beson në korrektësinë e procesit. Ata dorëzuan edhe nismë zyrtare në Kuvend për të anuluar censusin, me argumentin e falsifikimit, por edhe të rrezikshmërisë së kryerjes në kohë pandemie.

“Operacioni “regjistrimi” nga dita në ditë po bëhet gjithnjë e më serioz dhe më i dyshimtë. Të gjitha faktet dhe argumentet flasin për atë se pushteti po përgatitë një falsifikim politik dhe një regjistrim irelevant dhe të ndikuar”, deklaron Ivanka Vasilevska, deputete e VMRO-DPMNE.

Nisma e VMRO DPMNE-së refuzohet nga pushteti LSDM-BDI, por edhe nga koalicioni opozitar shqiptar Aleanca për Shqiptarët – Alternativa.

Në 3 ditët e para të censusit janë regjistruar mbi 25 mijë qytetarë të mërgatës, stafit diplomatik, të burgosur dhe të pastrehë. Regjistrimi i popullsisë brenda territorit fillon më 1 prill dhe do të zgjatë 21 ditë.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER