Shifrat në rritje të COVID-19, Maqedonia e Veriut kthen orën policore, kufizimet do të zgjasin dy javë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga nesër, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të hyje ne fuqi ora policore. Numrat në rritje të të infektuarve, kanë detyruar qeverinë të rikthejë kufizimet, ndërkohë që kryeministri Zoran Zaev u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u respektojnë ato.

“Pas një periudhe relativisht stabile sa i përket shifrave të të infektuarve me COVID-19 por edhe masave jo shumë restriktive në Maqedoninë e Veriut, do të rikthehet ora policore. Prej ditës së nesërme, qytetarët do të jenë të ndaluar që të dalin prej shtëpive të tyre nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së ardhshme. Kjo ndalesë do të vlejë për dy javët e ardhshme, ndërsa pasi të përfundojë ky afat prej dy javësh do të rishqyrtohet mundësia për të vazhduar orën policore ose për ta hequr atë, varësisht nga shifrat e të infektuarve,” – raporton korrespondentja e Euronews Albania Ferikan Iljazi.

Përjashtim nga kufizimi për lëvizje do të bëjnë vetëm mjekët, ata persona që kanë leje të posaçme me shkrim nga autoritetet për të shkuar në punë apo për disa situate emergjente. Kryeministri Zoran Zaev u bëri apel qytetarëve që të jenë të ndërgjegjshëm në respektimin e masave kufizuese.

“E kemi parasysh se në prill nisë edhe muaji i ramazanit dhe disa festa, dhe kjo ndalesë është për parandalim dhe për shkak të shifrave të larta të të infektuarve deri më sot. Apeloj për respektimin e masave në maksimum. Do ketë kontrolle të rrepta ndaj ana e policisë dhe inspektoriateve përkatëse. Është e qartë se gjatë periudhës së fundit qytetarët ishin relaksuar dhe nuk respektonin masat. Presim edhe nga objektet hotelierike që ti respektojnë kufizimet. Ky kufizim besoj se do të ndikojë në uljen e numrit të të infektuarve,” – tha Zaev.

Udhëzimi i fundit i qeverisë përcakton se çdo qytetar që vjen prej vendeve afrikane, të hyjë në karantinë të detyrueshme shtetërore për dy javë, ndërsa qytetarët që do të kalojnë transit Maqedoninë e Veriut, do të kenë leje qëndrimi jo më shumë se tri orë. 

Vetëm gjatë ditës së sotme janë shënuar 872 raste të personave të infektuar, ndërsa ka pasur edhe 22 viktima. Java e kaluar u mbyll me rreth pesë mijë të infektuar në total dhe mbi 70 fatalitete.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER