Hije skandali mbi vaksinat, “La Verita” publikon letrat e ministrit të Shëndetësisë në RMV

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Felipçe ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për implikime kriminale në procedurën e blerjes së vaksinave kineze.

Publikimet në gazetën italiane “La Verita” të korrespondencës të ministrit Felipce dhe një kompanie ndërmjetëse, e cila nuk kishte asnjë lidhje me sektorin farmaceutik, janë cilësuar si procedurë nomale që ministria e shëndetësisë kishte zhvilluar për blerjen e vaksinës.

Gazeta “La Verita” publikoi dy letra nga muaji dhjetor i vitit të kaluar dhe janari i këtij viti, ku lexohet se përveç angazhimit të kompanisë ndërmjetësuese, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe e çliron nga përgjegjësia prodhuesin Sinofarm për çfarëdo efekti të padëshiruar të vaksinës.

“Këto korrespondenca që i ka publikuar gazeta “La Verita” janë letra që u kemi dërguar shumë kompanive pas dështimit të të gjithë tentativave për tu vënë në kontakt direkt me fabrikën prodhuese të vaksinës. Por pasi kontaktuam me ambasadën në Kinë dhe ministrinë e jashtme, na u tërhoq vërejtja se kjo nuk është rrugë e duhur për blerjen e vaksinës. Por kjo ndodhi pasi kishin dështuar tentativat tona për blerje në mënyrën e rregullt. Nuk ka asgjë kriminale dhe nuk ka asnjë lloj provizioni nga kjo procedurë”, tha ai.

Ministri Filipçe thotë se e ka shkarkuar nga çdo përgjegjësi kompaninë për efektin e vaksinës pasi ky është një detyrim I vendosur nga vetë kompania dhe se kjo procedurë është e njëjta edhe për vaksinat e tjera.

Opozita maqedonase VMRO-DPMNE i ka kërkuar menjëherë prokurorisë që të nisë hetimin ndërsa edhe komisioni parlamentar për parandalimin e korrupsionit paralajmëroi një hetim për këtë çështje.

“Ministria e shëndetësisë të përgjigjet se a ka patur një marrëveshje paraprake me këtë kompani fantom. Prej ku është njoftuar për ekzistencën e kësaj kompanie ministri, a e njeh drejtorin, a e di se kjo kompani funksionon me vetëm 3 të punësuar dhe a do t’i publikojë të gjithë dokumentet lidhur me këtë kompani ku provizioni ka qenë më i rëndësishëm se vaksinat të cilat nuk i kemi ende”,tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Gazeta italiane “La Verita” njihet në opinionin publik në Maqedoninë e Veriut edhe për publikimin e skandalit me korrupsionin e ish-prokurores speciale Katica Janeva.  Ajo publikoi video dhe audio incizime të cilat inkriminuan ish prokuroren Katica Janeva dhe personin Bojan Jovanovski për rastin Zhvatja. Të dy u dënuan më pas me 7 dhe 9 vite burg.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER