Regjistrimi i popullsisë në RMV me ritme të ulëta, aplikojnë 60 mijë persona nga diaspora

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në 15 ditët e para të regjistrimit të diasporës në Maqedoninë e Veriut kanë aplikuar mbi 60 mijë persona.

Shifra u bë e ditur nga ministri i Jashtëm Bujar Osmani, në një konferencë për shtyp mbi ecurinë e këtij procesi. Deri tani duket një interes i ulët, por pritet mobilizim gjatë ditëve në vazhdim me fushata të ndryshme për sensibilizim.

Procesi i regjistrimit për diasporën, por edhe për të tjerët do të zgjasë deri më 21 prill, kur edhe pritet të shihet përfundimisht interesimi i diasporës për t’u regjistruar. Ndërsa popullata rezidente e Maqedonisë së Veriut nis regjistrimin nga 1 prilli.

Procesi i censusit në Maqedoninë e Veriut u përball me shumë kundërshti, sidomos nga qarqe nacionaliste maqedonase.

Blloku i disa shoqatave të djathta dhe partive jashtëparlamentare nisë iniciativën “Nuk e hap derën”, duke thirrur për bojkot të censusit. Sipas tyre, i gjithë procesi është i dyshimtë dhe synohet që numri i shqiptarëve të fryhet artificialisht.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER