Greqia mobilizon mjekët e privatit, ndihmë për spitalet shtetërore, apelit i përgjigjen 60 profesionistë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria greke ka vendosur të mobilizojë mjekët e sektorit privat për të ndihmuar spitalet shtetërore të cilët po përballen me një situatë të vështirë për shkak të rritjes së rasteve me covid-19.

Ministri i Shëndetësisë bëri me dije se 61 mjekë iu përgjigjën apelit nga 200 profesionistë që kërkohej për të plotësuar nevojat.

Vendimi sipas ministrit u mor në rrethanat e emergjencës  dhe nevojës urgjente për t’i siguruar ndihmë shtesë kujdesit shëndetësor.

Qeveria ka njoftuar gjithashtu se duke nisur nga muaji tjetër mjetet e testimit anti-Covid do të jenë në dispozicion të qytetarëve në farmaci.

Greqia do të ishte vendi i parë evropian që i bën mjetet të tilla vetë-testuese lehtësisht të disponueshme dhe pa pagesë.

Etiketimet

Një aktivist vrapoi me flamurin e LGBTI në fushën e Mynihut gjatë ndeshjes me Hungarinë

Një aktivist zgjodhi momentin kur ekipi i Hungarisë po këndonte himnin para ndeshjes me Gjermaninë, në Kampionatin Europian për të vrapuar në fushë me...

Macron pret Kurtin, presidenti francez: Të arrihet akordi me Serbinë, do keni mbështetjen tonë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit mesazhin se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë kompromisin për një...

Turizmi rural në Shqipëri, “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER