Shqiptarët bllokojnë Kuvendin e RMV, shkak refuzimi për ligjin e shtetësisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbetet i paralizuar tashmë disa javë me radhë, për shkak të bllokimit që ka vendosur opozita shqiptare në Parlament. Deputetët e opozitës shqiptare kërkojnë nga pushteti që të pranojë propozimin e tyre për ligjin për shtetësi, me të cilin do të lehtësoheshin procedurat për dhënie të shtetësisë mijëra shqiptarëve që gjatë viteve kanë mbetur dyerve të ministrisë së brendshme.

Kjo gjendje ka shkaktuar nervozizëm dhe revoltë tek shumica parlamentare e cila kërkon zhbllokimin e punës së Kuvendit. Kryetari i Kuvendit iu bëri thirrje të gjithë partive që të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe të rifillojë puna e shtëpisë ligjvënëse.

“Vendosin ultimatum përderisa nuk kalon ligji. Si mund ta di unë se do kalon ligji dhe nëse do kalon nëse nuk e merr shumicën e nevojshme prej 1/3 të votave. Kjo është ping-pong lojë politike për qëllime të ngushta partiake nga të gjitha anët, pa përjashtime”, tha Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit.

Por, opozita shqiptare duket se nuk do të heq dorë nga bllokimi derisa pushteti ta pranojë ligjin për shtetësi.

“Vazhdimisht thonë se kanë edhe ata propozim-ligj për shtetësi. Unë u bëra ftesë publike në koordinim, le ta sjellim ligjin për shtetësi që e kanë dhe nëse vërtet e kanë bashkë me propozimin tonë, t’i harmonizojmë në një ligj të përbashkët i cili mund të shkoj në emër të gjitha grupeve parlamentare dhe të jetë në interes të qytetarëve që janë të prekur nga kjo çështje. Hasa në vesh të shurdhër nga shumica”, shprehet Skender Rexhepi, koordinator i ASH-AAA.

Opozita shqiptare bllokoi mbi 20 propozim-ligje, duke parashtruar mbi 32 mijë amendamente deri tani, ndërsa ditëve në vijim ky numër pritet të kalojë 45 mijë.  Nga ana tjetër, mazhoranca nuk ka numrat për të votuar as ligjet të cilat tashmë kanë kaluar trupat e Kuvendit, për shkak se 2 deputetë të shumicës janë të infektuar me Covid19, dhe partitë në pushtet nuk kalojnë 60 vota në Kuvend.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER