Ish-ministri Taravari: Numri i lartë i vdekjeve në RMV, për shkak të mungesës së vaksinës dhe strategjisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, prof. dr. Arben Taravari tha për Euronews Albania se numri i lartë i vdekjeve nga COVID-19 në këtë vend, lidhen me mungesës e vaksinave dhe të strategjisë së përballjes me pandeminë.

Z. Taravari tha se niveli i lartë i mortalitetit në RMV përgjatë gjithë pandemisë, por veçanërisht gjatë valës së tretë, e rendit RMV të parën në rajon dhe të pestën në botë për numrin e vdekjeve nga virusi.

“263 vdekje në 1 javë me një popullsi jo më shumë se 2 mln banorë e bën vendin tonë të parin në rajon dhe të pestin në botë për nivelin e mortalitetit. Në tërësi, duke marrë gjithë periudhën e pandemisë, RMB është në vendin e 10 në botë për mortalitetit. Kjo situatë nuk ka sqarim tjetër veç mungesës së vaksinave. Nuk janë bërë më shumë se 16 mijë vaksinime dhe kjo falë donacionit të Serbisë”, u shpreh ish-ministri.

Sipas tij, numri i lartë i vdekjeve në RMV lidhet edhe me mungesën e strategjisë nga ana e Ministrisë së Shëndetësie si dhe mungesë së besimit të qytetarëve tek drejtësia, çka bën që shumë prej tyre të kurohen në shtëpi dhe t’i drejtohen spitalit vetëm në gjendje kritike duke humbur edhe jetën.


Etiketimet

Porositën vrasje, SPAK merr si të dyshuar Ardjan dhe Florenc Çapjan

Dosja hetimore për një vrasje të ndodhur në vitin 2012 në Elbasan i ka kaluar SPAK. Bëhet fjalë për vrasjen e Nezir Beqirit ,...

Ish-ministri Taravari: Numri i lartë i vdekjeve në RMV, për shkak të mungesës së vaksinës dhe strategjisë

Ish-ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, prof. dr. Arben Taravari tha për Euronews Albania se numri i lartë i vdekjeve nga COVID-19 në...

Mbërrijnë 100 mijë doza të tjera vaksinash në Shqipëri

Kanë mbërritur pasditen e kësaj të enjteje në Shqipëri 100 mijë doza të tjera vaksinash kineze “Sinovac”. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER