Anëtarësimi në BE, Heiko Maas nuk mbështet ndarjen e Shqipërisë nga RMV

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas nuk e mbështet ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, shefi i diplomacisë gjermane tha se në çështje e tillë është diskutuar edhe me herët kur Maqdeonia e Veriut nuk kishte pengesa ne procesin e antarësimit dhe nuk kemi qenë dakord.

Diskutime të këtilla ka pasur edhe në të kaluarën. Asgjë nuk ndryshoi që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria edhe më tej të trajtohen në paketë. Qeveria e Gjermanisë u angazhua shumë për këtë gjatë presidencës me BE-në. Tani i jep mbështetje presidencës portugeze që të mundet sa më shpejtë të zgjidhen çështjet dypalëshe dhe me këtë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë – u shpreh Heiko Mas, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Këtë qëndrim e ndan edhe Bujar Osmani ministër i Jashtem i Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse Komisioni anëtarëson secilin vend në përputhje me përparimet që ka bërë, përvoja ka treguar se një rrugëtim i përbashkët është më i frytshëm, sepse përfiton nga efektet sinergjetike. Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kriteret, e ka inkorporuar 45% të legjislacionit evropian në atë vendas, 95% e politikës sonë të jashtme është harmonizuar me politikën e përbashkët të sigurisë, i kemi përmbushur kriteret ekonomike dhe politike të anëtarësimit. Prandaj nuk shohim arsye pse Maqedonia e Veriut duhet të mbetet mbrapa në këtë proces,” – u shpreh Osmani.

Maqedonia e Veriut është prej vitit 2005 zyrtarisht kandidate anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Çështja e emrit me Greqinë e së fundmi mosmarrëveshjet me Bullgarinë për përkatësinë historike të gjuhës maqedonase, e kane penguar ecjen përparaMaqedonisë së Veriut.

Në konferencën e shtypit Maas foli edhe për fenomenin e nonpaper-ve

“Parimi bazë i politikës gjermane është, heqja dorë nga ndryshimi i kufijve,” –tha Maas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Etiketimet

Rënie e theksuar e vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 pas vaksinimit, sipas studimit italian

Rastet e reja me COVID-19 tek të gjitha grup moshat kanë rënë me 80 për qind vetëm pesë javë pas dozës së parë të...

Rritet çmimi i karburanteve, nafta dhe benzina 5 lekë më shtrenjtë në tregun e pakicës

Në pikat e furnizimit me pakicë të karburanteve, këtë fundjavë është vënë re rritje të çmimit të naftës dhe benzinës. Nëse në fillim të javës...

Nuk ndalen sulmet në Gaza, goditen zyrat e mediave Associated Press dhe Al Jazeera

Nuk kanë të ndalur sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe grupit Hamas, ku orë pas ore raportohet për jetë të humbura mes civilëve. Një ndërtesë...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER