Të martën vendoset për apelin kundër burgimit të përjetshëm të ish-gjeneralit të forcave serbe, Ratko Mlladiç

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një vendim pritet të merret të martën në Gjykatën e Hagës, lidhur me apelin e ish-gjeneralit të forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, kundër dënimit me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit gjatë luftërave të viteve ‘90.

Ratko Mlladiç, 78 vjeç, po shlyen dënimin pasi u shpall fajtor për organizimin e masakrës së 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995 dhe për sulmimin dhe vrasjen e civilëve gjatë pushtimit 43-mujor të Sarajevës.

Vrasjet në Srebrenicë u kryen atëherë kur burrat dhe djemtë u ndanë nga gratë dhe u morën me autobusë, ose kur marshuan deri në vendin ku u ekzekutuan, në një nga masakrat më të rënda të Evropës që prej Luftës së Dytë Botërore.

Gjyqtarët e çështjes e shpallën Mlladiç përgjegjës për disa masakra ndaj myslimanëve boshnjakë dhe për “spastrim etnik”, në kuadër të planit për krijimin e një Serbie të madhe në territoret e Jugosllavisë, së bashku me liderin e serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç dhe nën udhëheqjen e liderit të Jugosllavisë, Slobodan Milosheviç.

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER