Kriza politike në Mal të Zi, gazetarja tregon se kërkohet edhe largimi i kryeministrit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mali i Zi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Votimi i rezolutës për Srebrenicën dhe shkarkimi i ministrit të Drejtësisë, Vlladimir Leposaviç ka futur në krizë mazhorancën qeverisëse.

Për situatën politike të krijuar në Mal të Zi, gazetarja Ilmira Lika u shpreh në Euronews Albania se ditën e enjte do të ketë biseda mes liderëve të subjekteve që përbëjnë qeverinë, me qëllim për të gjetur një zgjidhje për krizën.

Gazetarja nënvizoi se aktualisht në Mal të Zi kërkohet edhe largimi i kryeministrit.

“Situata është mjaft e tensionuar. Në parlamentin e Malit të Zi që nga shkarkimi i ministrit ka dalë në bojkot një pjesë e mirë strukturës udhëheqëse në parlament. Për momentin kemi krizë në parlament”, – u shpreh gazetarja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 




Etiketimet

Kryeministri i Kosovës viziton familjet që humbën të dashurit në aksidentin e Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime dy familje në Deçan dhe Junik që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të...

5 vatra zjarri në të gjithë vendin, më kritiket në Karaburun dhe Kurbin

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) thotë se janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të...

U kualifikua në finalen e Lojërave Olimpike, Luiza Gega: Doja të kisha një kujtim të bukur

Atletja shqiptare, Luiza Gega arriti që të kualifikohej në finalen e atletikës për 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike që po zhvillon në...

















Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER