5 itinerare që ofrojnë një këndvështrim të pakrahasueshëm të historisë së Ballkanit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nëse do të mund të udhëtonit mbrapsht në kohë, në cilën periudhë do të donit të shkonit? Epokën e Bronzit? Mesjetën e largët?

Udhëkryqet e Civilizimeve apo në gjuhën origjinale Crossroads of Civilisations, janë disa itinerare që u mundësojnë vizitorëve një këndvështrim autentik të shfaqjes së civilizimeve në këtë zonë, ndikimin e tyre si dhe mënyrën se si ato kanë ndryshuar me kalimin e kohës.

Itineraret, të cilët përshkojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor, ofrojnë një vështrim ndaj periudhave të ndryshme.

Ato bëjnë bashkë historinë dhe trashëgiminë me anë të 5 narrativave thelbësore, që i mundësojnë vizitorëve dhe vendasve në të njëjtën kohë, t’i hedhin një vështrim këtij territori, që është konsideruar si një prej zonave më të larmishme në botë.

“Ky është Ballkani – një udhëkryq ose pikë takimi mes lindjes dhe perëndimit dhe kjo mund të shihet kudo, deri tek ushqimi,” thotë Maja Hadziska Trendafilova, Drejtuese e Departamentit të Programeve në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal.

Ky është prezantimi i 5 itinerareve të Ballkanit Perëndimor:

1- Aty ku nisi gjithçka

Ky itinerar ju dërgon mbrapsht në kohë, në rrënjët antike të këtij rajoni. Ai ju lejon të shihni dhe vlerësoni gjurmët që kanë lënë mbrapsht Epoka e Bronzit, si edhe periudhat e Perandorive Greke, Romake dhe Bizantine.

Malet mbrojtës që e karakterizojnë këtë rajon, i kanë mbajtur të sigurta rrënojat dhe artefaktet e civilizimeve te lashta, duke bërë të mundur që legjendat dhe lashtësia të bëhen bashkë për të rrëfyer një histori.

Sitet që gjenden në këtë shteg përfshijnë Apoloninë, Butrintit dhe Antigonenë në Shqipëri, Daorson/Stoalc në Bosnje Hercegovinë, Ulpianën në Kosovë, Doclea, Risan dhe Budvën në Mal të Zi, Heraclea Lyncestit, Stobi dhe Kokino në Maqedoninë e Veriut si dhe Gamzigrad, Viminacium, Lustiniana Prima, Caričin Grad dhe Lepenski Vir në Serbi.

Pamje nga Apollonia, Fier.

2 – Rilindja Kulturore e Ballkanit

Ky itinerar ka qëllim të hedhë dritë mbi periudhën mesjetare në Ballkanin Perëndimor.

I influencuar nga Kishat Katolike dhe ajo Ortodokse, ky rajon është i shënuar me kështjella e kala nga koha kur e gjeti veten të ngatërruar mes konfliktit të ndarjes së Perandorisë Romake.

Ky shteg është i projektuar për të treguar se si kishat kanë influencuar formimin e shteteve Mesjetare Sllave dhe shteteve Shqiptare, si dhe kohën kur ata u pushtuan nga Perandoria Osmane.

Site në këtë itinerar përfshijnë Berat, Gjirokastër dhe Krujë në Shqipëri, Jajce dhe Travnik në Bosnje Hercegovinë, Prizren, Vushtri dhe Pejë në Kosovë, Kotor, Bar dhe Svač në Mal të Zi, Ohër dhe Shkup në Maqedoninë e Veriut si dhe Bač, Stari Ras dhe Smederevo në Serbi.

Kotor, Mali i Zi. © Pixabay

3 – Rumelia e Sulltanëve

Edhe Perandoria Osmane ka lënë gjurmët e saj në Ballkanin Perëndimor nga fundi i shekullit të 14-të deri në fillim të shekullit të 20-të.

Kjo vihet në dukje në shtegun e quajtur ‘Rumelia e Sulltanëve’ që i jep vizitorëve një këndvështrim intim ndaj arkitekturës Osmane si dhe influencës së saj në muzikë, ushqim dhe kulturë.

Titulli i saj, Rumelia e Sulltanëve, vjen nga Rumelia Elayet, emri që i është dhënë të gjithë rajonit të Ballkanit nga Perandoria Osmane.

Foto nga Bosnje Hercegovina. © Yu Siang

4 – Ëndrra e Perandorëve

Një tjetër shteg që ja vlen doemos të shihet mban emrin ‘Ëndrra e Perandorëve’, e cila pasqyron trashëgiminë kulturorë Austro-Hungareze në Ballkanin Perëndimor.

Emri që i është dhënë këtij shtegu është bazuar në faktin se ky rajon është parë si qëllim apo edhe ëndërr për shumë perandorë që kanë dashur ta pushtojnë, pasi është konsideruar gjithnjë një pikë thelbësore për këdo që ka pasur synime për ekspansion.

Monarkia Habsburg, pararendëse e Perandorisë Austro-Hungareze, i arriti brigjet e lumenjve Sava dhe Danub në fillim të shekullit të 18.

Ata u munduan të vendosnin një prezencë të përhershme në këtë rajon, duke ja dalë disi vetëm pas vitit 1878.

Pamje nga Zabljak, Mal i Zi. © Dejan Zakic

5- Kryeqytetet Kumbuese

Ky itinerar është për ata që preferojnë t’i mbajnë të dyja këmbët në të tashmen, duke celebruar kulturën bashkëkohore të 6 kryeqyteteve të rajonit ballkanik.

Ai shënon ofertën e fundit të Udhëkryqit të Civilizimeve, 5 shtigjet e të cilit janë një mundësi perfekte për të mësuar në detaj rreth kulturës dhe historisë së Ballkanit Perëndimor.

Pamje nga Tirana. © Ani Kolleshi

LEXONI GJITHASHTU: 

Etiketimet

8 viktima nga COVID-19, mbi 400 raste të reja në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 8 humbje jete dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19. Viktimat janë dy qytetarë nga...

Mijëra qytetarë nderojnë 3 viktimat e sulmit me armë në Deçan

Mijëra qytetarë në Deçan kanë ndezur qirinj për tre personat që u vranë mbrëmjen e së premtes pas një sulmi me armë ndaj një...

Festat e Nëntorit, kalendari i aktiviteteve që mund të ndiqni më 28-29 nëntor

Aktivitetet për fesat e Nëntorit kanë nisur që të premten në Tiranë, me ekspozita dhe diskutime për figurat e rëndësishme që kontribuuan në pavarësinë. Në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER