21% e qytetarëve të RMV-së besojnë se do hyjnë në BE deri në 2025

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtyrja e nisjes së bisedimeve të Maqedonisë se Veriut me Bashkimin Europian ka sjellë rënie të besimit të qytetarëve te unioni europian.

Në një studim të fundit të kryer nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit, mbështetja për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian ka pësuar rënie në 53%, nga mbi 70% që ka qenë më parë.

Në nivel të Ballkanit Perëndimor, 63% e të anketuarve mbështesin anëtarësimin në BE, ndërsa 8% janë kundër. Qëndrim neutral kanë 27%.

Nga të anketuarit në Maqedoninë e Veriut, 21% besojnë që vendi do të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2025, 31% deri në vitin 2030, kurse 31% të tjerë besojnë se vendi asnjëherë nuk do të pranohet në BE.

Maqedonia e Veriut mori rekomandim për nisjen e bisedimeve në prill të vitit 2018, por u bllokua, pasi Shqipëria nuk kishte plotësuar kushtet.

Së fundi, Bullgaria bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut e për rrjedhojë dhe të Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita

Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan. Prishtina e siguroi...

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet...

Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij

Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i...














Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER