Zaev kërkon që zgjedhjet lokale në RMV të mbahen më 31 tetor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria e Zoran Zaev ka propozuar që zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut të mbahen më 31 tetor dhe jo më 17 tetor siç parashikohet nga ligji.

Zaev ka argumentuar se ky proces duhet të bëhet më vonë për të mos ndërhyrë në procesin e censusit që pritet të zhvillohet në atë periudhë.

Korrespondenti i Euronews Albania, Benjamin Arifi, tha se sipas ligjit data 17 tetor, është data e fundit kur duhet të mbahen zgjedhjet, pasi atëherë përfundon zyrtarisht edhe mandati i drejtuesve lokalë.

Për të shtyrë datën e zgjedhjeve është e domosdoshme që të miratohet një ligj që ia zgjat mandatin përkohësisht drejtuesve lokalë.

“Nga VMRO-DPMNE është propozuar që të shtyhet sërish censusi, kësaj here në nëntor, dhe jo zgjedhjet, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa gjithashtu ka thënë që zgjedhjet të mos shtyhen, ” – raportoi Arifi, teksa aktualisht po vijojnë negociatat mes partive politike për koalicionet parazgjedhore.

Censusi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut u shty nga 1 prilli për më 5 shtator, me argumentin se vendi ndodhet nën pandemi. Më së shumti shtyrjen e kërkoi partia VMRO-DPMNE.

LSDM ka thënë se do të shohë të bëjë koalicion me partitë me të cilat qeveris BDI-në, Lëvizjen Besa dhe PDSH-në, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjnë partitë e tjera.

Në diskutim mbetet edhe çështja se si do të konkurrojnë partitë në Tetovë, një komunë ku përgjithësisht kanë fituar shqiptarët.

Zaev ka thënë se do të marrë pjesë në zgjedhje me kandidat të vetin, megjithatë gjysma e kandidaturave të LSDM-së do të jenë të përbashkët me partnerët e koalicionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Etiketimet

Sopranoja Ermonela Jaho: Në momentin që nuk do kem emocione, do ta lë këtë zanat

“Në momentin që nuk do kem emocione unë do ta lë këtë zanat”. Kështu u shpreh për Euronews Albania, sopranoja e njohur Ermonela Jaho...

‘Grusht shteti brenda partisë’, Bejko dhe Bumçi përplasen për përjashtimin e Berishës

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe Roland Bejko debatuan në Euronews Albania sa i takon legjitimitetit të vendimit...

‘S’mund të jetojmë dot pa artin’, Ermonela Jaho tregon emocionet në Teatrin e Operas dhe Baletit

Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se gjatë performancës së saj në Teatrin e Operas dhe...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER