Dyshime për lidhje me një grup kriminal, padi ndaj presidenti serb Vuçiç

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy zyrtarë të lartë të Partisë Progresive serbe kanë ngritur akuza kundër udhëheqësit të saj Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe ministrit të Brendshëm Aleksandër Vulin pas raportimeve  në media  për lidhjet e tyre të dyshuara me klanin e krimit të Belivuk.

Një ditë më parë, Vuçiç u shpreh se ai dhe ministri i Punëve të Brendshme do të ngrinin një kallëzim penal kundër vetes për shkak të akuzave se kanë bashkëpunuar me një rrjet të krimit të organizuar.  

Sipas mediave Shefi i grupit kriminal, Veljko Belivuk dhe togeri i tij, Marko Miljkoviç gjatë marrjes në pyetja nga prokurorët janë shprehur se janë takuar personalisht me Vuçiç si dhe zyrtarë të tjerë të partisë në pushtet, të cilët u kanë kërkuar të ndalonin disa protesta dhe të merrnin kontrollin e grupeve huligane të futbollit.

Akuzat kundër presidentit u ngritën nga Milos Vucevic, Kryetar i Komunës së Novi Sadit dhe nënkryetar i organit të lartë të partisë progresive, Millosh Vuçevic.

Vucevic u bëri thirrje  prokurorëve që të bazohen tek faktet dhe t’i japin publikut një përgjigje. Prokuroria akuzon grupin e Belivukut për krimet më të rënda, si vrasje dhe trafik droge.

Kjo është hera e dytë që Vucevic ka ngritur akuza kundër Vuçiç. Ai ngriti akuza kundër Aleksandër dhe Andrej Vuçiç për rastin e fermës së marijuanës në dhjetor të vitit të kaluar pas pretendimeve për përfshirje nga ministrat e kabinetit me dijeninë e presidentit. Prokuroria doli në përfundimin se vëllezërit Vuçiç nuk kishin asnjë lidhje me rastin.

Etiketimet

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë: S’do rritje të çmimit të abonesë dhe biletës

Drejtori i Transportit Publik në Tiranë, Enton Punavia deklaroi për Euronews Albania se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës apo abonesë...

“Mësova shqip për dy vjet”, ambasadori austriak: Shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë. Gjatë intervistës me...

‘Asnjë përmirësim në fushën e medias’, ambasadori austriak: S’duhet të ndërhyjë qeveria apo biznesi

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” se vitin e fundit në Shqipëri nuk ka pasur asnjë përmirësim në fushën...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER