Reagime pas vendimit në Kosovë, Osmani: Ftoj BE-në të ushtrojë presion mbi Serbinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vendimi që ka marrë Republika e Kosovës për heqjen e targave serbe dhe vendosjen e targave të përkohshme në kufi ka ngjallur shumë reagime nga figura të ndryshme politike në rrjetet sociale.

Presidentja e Republikës së Shqipërisë, Vjosa Osmani, shkruan në Facebook se “Kosova ka zbatuar marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, të cilat Serbia i ka injoruar dhe po vazhdon të mos i zbatojë”.

Ajo ka thënë se reciprociteti në çështjen e targave, për të cilën kanë nënshkruar të dyja palët në Bruksel, nuk mund të shihet si veprim tensionues e i njëanshëm, por veprim drejt zbatimit të marrëveshjeve të cilën do të duhej ta kërkonte edhe vet BE-ja.

Gjithashtu, Vjosa Osmani i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ushtrojë presion mbi qeverinë e Serbisë.

Për këtë vendim ka reaguar edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri. Ajo ka thënë se “Vendimi për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë, është në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit për Levizjen e Lirë e cila është e bazuar në RECIPROCITET mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”.

Në postimin e saj në Facebook Tahiri ka publikuar edhe dy foto të marrveshjeve të nënshkruara në Bruksel.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në prishtinë po ashtu ka dhënë komentin e saj, ku thotë se “Ne i bashkohemi BE-së në thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet”.


Nga ana tjetër nuk mungojnë edhe reagimet nga Serbia, ku Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, ka komentuar se “populli serb nuk do të rri e të qëndrojë heshtur ndaj kësaj që po ndodh me heqjen e targave të automjeteve.”

Petkoviç ka thënë për median serbe Tanjug se vendimi “po dëmton jetën në veri të Kosovës, sepse këto janë automjete, që përveç tjerash, transportojnë pacientë, fëmijë dhe gjëra bazike ushqimore”.

Etiketimet

Plazh në fund të tetorit, turistë të huaj shijojnë detin dhe diellin e ngrohtë të Vlorës

Përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë në Vlorë turistët e tetorit. Ata janë ukrainas, rus apo holandezë, por nuk mungojnë as shqiptarët nga...

Ceno Klosi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ceno Klosi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, Klosit i është besuar drejtimi i institucionit të Tatimeve. "Ceno...

Aksidentet në shesh xhirime ndër vite

Aktori i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi për vdekje një kineast dhe plagosi një regjisor në sheshin e xhirimeve të filmit ‘Rust’. Por, nuk është...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER