Escobar: ‘Open Balkan’ duhet të jetë i hapur e i barabartë për të gjithë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar gjatë samitit të “Open Balkan” se kjo iniciativë do të dështojë nëse nuk përkrahet nga të 6 vendet e rajonit.

Oscobar gjatë diskutimeve të zhvilluara online u shpreh se nismat të tilla rajonal duhet të krijojnë kushte të barabarta për të gjithë vendet dhe duhet të jenë njëlloj të hapura.

“Është e rëndësishme që këto tre vende që nisin nismën të jenë shumë të hapura dhe të bisedojnë nga afër me tre partnerët e tjerë që janë skeptikë”, tha Escobar.

I dërguari i SHBA ka nënvizuar se sfidë për “Open Balkan” është kontrolli i kufijve pas hapje.

Sipas Escobar duhet të ketë barazi në iniciativën rajonale për të gjithë qytetarët dhe projektet dhe nuk duhet të ketë diskriminim në bazë të kombësisë.

Escobar shtoi se SHBA është e gatshme të ndihmojë për zbatimin e “Open Balkan” për aq kohë sa nuk pengon integrimin evropian.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë diskutimeve tha se nuk u takon anëtarëve të nismës të bindin askënd se ‘Open Balkan’ është “me të vërtetë e hapur”.

Sipas Ramës, iniciativa është në përputhje me Procesin e Berlinit por megjithatë, shprehu pakënaqësi me BE për ngadalësimin e procesit të zgjerimit.

Kryeministri i Shqipërisë tha gjithashtu se do të ishte shumë i lumtur nëse të dy partnerët, BE dhe SHBA do të deklaronin se Ballkani i Hapur ishte një “iniciativë e mirë”.

Deri tani pjesë e iniciativës janë bërë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kurse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina kanë hezituar.

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Varianti Omicron mund t’i rezistojë vaksinave, paralajmëron drejtori i Moderna

Vaksinat ekzistuese për COVID-19 ka të ngjarë të jenë shumë më pak efektive kundër variantit Omicron të virusit sesa variantet e mëparshme, ka paralajmëruar...

8 të dënuar në regjimin 41 bis, ministri Manja: Do futen të tjerë

Në regjimin 41 bis do të futen edhe të dënuar të tjerë. Kështu deklaroi ministrisë i Drejtësisë, Ulsi Manja në një trajnim me OSBE...

Dodik: Putini dhe Kina do të ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

Udhëheqësi serb i presidencës trepalëshe i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për nxitje dhune, duke motivuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës hedh poshtë kërcënimin për...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER