Aktivistët në Beograd mbulojnë mbishkrimin kushtuar Ratko Mlladiqit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aktivistët e disa organizatave joqeveritare në Serbi kanë mbuluar me letra ngjitëse një grafiti në qendër të Beogradit, në të cilin quhej hero krimineli i luftës, Ratko Mlladiq.

Grafiti u mbulua letra ngjitëse në të cilat shkruante “Ratko Mlladiq-kriminel lufte” dhe “Ratko Mlladiq është i dënuar për gjenocid”.

Policia, po ashtu, ishte në vend të ngjarjes dhe i ka identifikuar pjesëmarrësit e protestës.

Aktivistët e organizatave joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare, Gratë në të Zeza, Iniciativat Rinore për të Drejtat e Njeriut janë organizatat që protestuan kundër grafitit.

Në korrik në Beograd, në skajet e rrugëve, “Njegosheva” dhe “Aleksa Nenadoviq” u vizatua një mural i madh kushtuar kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

Qëkur autorë të panjohur kanë pikturuar këtë mural, katër muaj më parë, qytetarët disa herë kanë hedhur ngjyrë mbi të, por murali vazhdimisht është kthyer në gjendjen origjinale, brenda pak orësh.

Më 9 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare kundër Fashizmit, Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka bërë përpjekje ta fshijë muralin e Mlladiqit, por policia e ka ndaluar aksionin, me arsyetimin se ekziston mundësia e një konflikti midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të tij.

Mlladiq, ish-komandant i ushtrisë serbe të Bosnjës, është dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë me burgim të përjetshëm.

Ai është shpallur fajtor për gjenocid në Srebrenicë, persekutim, krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, nga viti 1992 deri më 1995.

Koalicioni qeverisës në Serbi, i udhëhequr nga Partia Progresive e Presidentit Vuçiq, mohojnë kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe gruaja...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER