Prokuroria bullgare: Kontrabanda e naftës jo shkak i aksidentit, një person rezulton i zhdukur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Bullgarisë i ka hedhur poshtë supozimet se zjarri në autobusin me shtetas të Maqedonisë së Veriut, i aksidentuar 2 ditë më parë ka ardhur si pasojë e karburantin shtesë.

Nga hetimet rezulton se janë gjetur 3 tuba me mbetje nafte, por nuk kanë qenë të mbushur dhe nuk janë përfshirë nga zjarri.

Zëvendësprokurori i Bullgarisë Borislav Sarafov, tha se nga hetimet rezulton se nuk ka pasur shpërthim në autobus. Sipas tij, shkak i aksidentit dyshohet të jetë një gabim njerëzor i shoferit dhe kushtet jo të përshtatshme në rrugë.

Nga ana tjetër, Prokuroria bullgare tha se janë gjetur 44 trupa të pajetë në autobusin e aksidentuar 2 ditë më parë. Po hetohet çfarë ka ndodhur me personin e 52-të i cili nuk është mes të lënduarve, por as nuk është gjetur trupi.

Në autobusin e “Besa Trans” gjendeshin 52 pasagjerë prej të cilëve 44 mbetën të vdekur.

Autobusi është përfshirë nga flakët menjëherë pas aksidentit dhe pasagjerët e kanë pasur të pamundur të dalin pasi dera kishte prekur parmakun e rrugës.

Mes viktimave janë 12 fëmijë, dy prej të cilëve binjakë që u gjendën të mbledhur nga nëna e tyre në përpjekje për t’i shpëtuar nga flakët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Vetëm 33% e popullsisë në Shqipëri kanë marrë dy dozat anti-COVID

Shqipëria mbetet ende pas me përqindjen e popullsisë së vaksinuar me dy doza, krahasuar kjo me shtetet fqinje. Deri më tani në vend është vaksinuar...

Dimri vjen me reshje të dendura shiu dhe dëbore

Reshjet e dendura të shiut dhe flokët e parë të dëborës kanë shkaktuar problematika në disa qarqe të Shqipërisë. Durrësi, Tirana, Dibra, Shkodra dhe Elbasani...

140% fitim, kompania Lego u jep ditë pushimi dhe bonus punonjësve

Lego, prodhuesi më i madh i lodrave në botë, u ka dhënë 20. 000 punonjësve të saj tre ditë pushime shtesë dhe një bonus...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER