Mëngjesin e sotëm, një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar me një kamion në Kyustendil të Bullgarisë. 9 prej pasagjerëve janë fëmijë.
Në këtë aksident nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale.
Pak javë më parë ndodhi një aksident tragjik në Bullgari, ku një autobus me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut doli nga rruga.
Fatkeqësisht humbën jetën 45 qytetarë, shumica e të cilëve ishin shqiptarë.