Serbia nuk do të ndërtojë minierën e litiumit që nxiti protesta

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Serbia nuk do të ndërtojë minierën masive të litiumit, për të cilën u protestua nga qytetarët për shkak të ndikimit në ndotje të mjedisit.

Gjigandi anglo-australian i minierave “Rio Tinto” ishte duke zhvilluar këtë minierë në Serbi me qëllim tërheqjen e investimeve të huaja dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

“Serbia i ka përmbushur të gjitha kërkesat nga protestat mjedisore dhe i ka dhënë fund ‘Rio Tintos’ në Republikën e Serbisë,” tha kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq mbrëmë.

Projekti për ndërtimin e minierës nxiti në një seri protestash javëve të fundit, që kulmuan me bllokimin e një autostrade kryesore Beograd, më 15 janar. Aktivistët e mjedisit kanë thënë se miniera do të ishte shkatërruese për tokën bujqësore dhe furnizimet me ujë.

Pas protestave, një autoritet komunal në fillim të këtij muaji anuloi planet për të ndarë tokë për minierën pranë Loznicës, në luginën perëndimore të Jadarit. Qeveria serbe tërhoqi edhe dy ligje që aktivistët kishin thënë se ishin krijuar për të përshpejtuar projektet e minierave.

Në komentet e saj televizive, Brnabiç tha se të gjitha “lejet dhe vendimet” në lidhje me projektin e kompanisë globale të minierave “Rio Tinto” ishin anuluar. Protestuesit kishin kërkuar që jo vetëm “Rio Tinto”, por çdo kompani minerare, të ndalohej nga nxjerrja e litiumit në vend.

“Rio Tinto” kishte kryer punë paraprake inxhinierike për minierën dhe kishte ngritur një njësi serbe, “Rio Sava Exploration”, por këtë muaj e shtyu afatin kohor të projektit për shkak të vështirësive në marrjen e licencave të nevojshme për të përfunduar një vlerësim kyç mjedisor.

“Ne i kuptojmë plotësisht shqetësimet midis disa aktorëve në Serbi në lidhje me ndikimet mjedisore dhe do të vazhdojmë të angazhohemi për të demonstruar se projekti ka zhvilluar zgjidhje reduktuese në planin e projektit,” tha kompania më 20 janar.

Polemikat kishin shtyre kompaninë “Rio Tinto” të shtynte datën e synuar për fillimin e prodhimit të litiumit nga viti 2026 në vitin 2027.

Autoritetet serbe kanë njoftuar se investimet totale të kompanisë në këtë projekt arritën në më shumë se 209 milionë dollarë që nga viti 2004.

Vendimi për të anuluar projektin vjen përpara zgjedhjeve që do të zhvillohen në Serbi me 3 prill, me presidentin Aleksander Vuçiç që u kritikua për përkrahje të zhvillimit të projektit përpara shqetësimeve mjedisore.

Çështjet mjedisore janë bërë një shqetësim publik për serbët mes ndotjes së lartë të ajrit, menaxhimit të dobët të mbeturinave dhe problemeve të tjera mjedisore që janë grumbulluar pas dekadash neglizhence.

LEXONI GJITHASHTU: 

 


LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here






Etiketimet

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...

Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se...


TË FUNDIT

Rastet e fundit pozitive me COVID vetëm në 3 qarqe

Gjatë ditës së fundit në Shqipëri janë identifikuar 17 raste pozitive me COVID-19 nga kryerja e 623 testimeve. Të gjitha rastet janë zbuluar vetëm në...

Të martën caktohet data për raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet mesditën e së martë për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit...

Rama-opozitës: Do ta votojmë ligjin për Butrintin, s’mund ta mbani peng

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Rama iu drejtua me tone të ashpra opozitës duke thënë se...

Refugjatët ukrainas mund të shkëmbejnë paratë e tyre me euro në Gjermani

Refugjatët ukrainas në Gjermani do të jenë në gjendje të shkëmbejnë paranë e tyre, hryvnia ukrainase, në euro nga kjo e martë pa kurs...

Pasiguria dhe rritja e çmimeve të energjisë, BE pezullon rregullat e borxhit

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER