REZULTATI: Mbi gjysma e komunave në Kosovë shkojnë në balotazh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të dielën e 17 tetorit 42.50% e qytetarëve të Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të votuar kandidatin e tyre i cili do të udhëheq për katër vite me komunën që ata jetojnë.

Në 17 komuna partitë politike kanë shënuar fitore dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), sipas rezultateve të deritanishme, ku janë numëruar 99.8% e votave nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa do të garojë në balotazh në 12 komuna.

Ndërsa Lista Serbe ka fituar në 9 komuna: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë të Veriut, Graçanicë, Novobërdë, Shtërpcë, Ranillug dhe Partesh.


Euronews Albania

Që një kandidat të fitojë komunën pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë. Qytetet kryesore që do të shkojnë në balotazh janë:

Prishtina –  Do të shkojnë në balotazh Lëvizja Vetëvendosje me Arben Vitia dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me Përparim Rama.

Prizreni – Në garë për këtë qytet do të shkojnë përsëri Mytaher Haskuka (LVV) dhe Shaqir Totaj (PDK)

Gjakova – Do të shkojnë në balotazh Ardian Gjini (AAK) me Mimoza Kusarin (LVV)

Gjilani –  Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të garojë kundër Alban Hysenit (LVV) në një raund të dytë të zgjedhjeve.

Shtime- Në balotazh me PDK-në, LVV-ja do të jetë edhe në Shtime. Qemajl Aliu që kërkoi për herë të parë votën e qytetarëve, do të përballet me kryetarin e deritanishëm të Shtimes, Naim Ismajli.

Podujevë- Shpejtim Bulliqi i LVV-së është në garë me Ekrem Hysenin e LDK-së.

Fushë-Kosovë- Burim Berisha i LDK-së dhe Enver Bajçinca do të garojnë për Fushë Kosovën, kurse Arsim Ademi do të garojë kundër kryetarit të deritanishëm të Vitisë, Sokol Haliti.

Obiliq- Halil Thaçi i LVV nga kjo parti do të garojë kundër Iniciativës Qytetare për Obiliqin, që udhëhiqet nga Xhafer Gashi, që është kryetar aktual.

Kamenica- Kundër Qëndron Kastratit do të garojë kandidati i LVV-së, Kadri Rahimaj.

Rahovec- Visar Korenica i LVV-së do të garojë në balotazh me Smajl Latifin e AAK-së, kurse në Kaçanik, kandidati i PDK-së, Jeton Raka do të përballet me kandidatin e PDK-së, Besim Ilazi.

Komunat kryesore që tashmë dihen fituesit janë:

Peja – Me Gazmend Muhaxherin nga Lidhja Demokratike, i cili ka fituar mbi 60% të votave.

Ferizaj – Me Agim Aliun nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili prin me mbi 62% të votave.

Mitrovica e Jugut – Bedri Hamza nga Partia Demokratike prin me 54% të votave.

Hani i Elezit– Mehmet Ballazi nga PDK ka arritur ta mposhtë kryetarin e deritanishëm të kësaj komune, kandidatin e pavarur, Rufki Suma.

Lipjan– Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar e kandidatin Imri Ahmeti në Lipjan.

Suharekë-  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka arritur të fitojë në Suharekë me kandidatin Bali Muharremaj.

Deçan- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka arritur të fitojë në Suharekë me kandidatin Bashkim Ramosaj.

Skënderaj: Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin Fadil Nuka ka triumfuar në komunën e Skënderajt.

Kaçanik: Kandidati i PDK-së, Besim Ilazi ka triumfuar në këtë komunë.

Fitore në raundin e parë janë shënuar në: Deçan (AAK), Mitrovica e Jugut (PDK), Leposaviq (Lista Serbe), Lipjan (LDK), Novobërda (Lista Serbe), Peja (LDK), Shtërpca (Lista Serbe), Suhareka (AAK), Ferizaji (PDK), Zubin Potoku (Lista Serbe), Zveçani (Lista Serbe), Hani i Elezit (PDK), Graçanica (Lista Serbe), Ranillugu (Lista Serbe), Parteshi (Lista Serbe), dhe Mitrovica e Veriut (Lista Serbe), Skenderaj (PDK).

Ndërkaq, në balotazh do të shkojnë: Gjakova (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitija (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK) dhe Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK), Shtime (PDK-LVV), Rahovec (AAK-LVV), Fushë Kosova (LDK-LVV), Obiliqi (IQO-LVV) dhe Kaçanik (PDK-LVV).

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Gjendet i vdekur në apartament një çift në Golem

Një çift në Golem të Kavajës është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së shtunës. Burri M. J., 60 vjeç, banues në Golem  dhe gruaja...

Tensione mes Francës dhe Britanisë për emigrantët, zgjidhja e problemit ende larg

Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u mbytën në kanalin e La Manshit janë të vështira. Që prej 2018-s,...

LSDM pa “Alternativë”, ende pa pakt me partinë shqiptare për koalicion

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore, partia opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut "Alternativa" ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të vazhdojë bisedimet për t’u...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER