Lutfi Haziri ia uron fitoren Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lufti Haziri ia ka uruar fitoren kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri, i cili deri më tani ka udhëhequr me Komunën e Gjilanit tha se që nga e hëna do të formojë një ekip tranzicioni që të bartë përgjegjësitë te kryetari i ri.

“Në emër të LDK-së i falënderoj të gjithë qytetarët e Gjilanit për manifestimin politik, të cilët përmes votës së tyre zgjodhën tashmë kryetarin e ri, z. Alban Hyseni, të cilin në emër të LDK-së dhe në emrin tim e përgëzoj për rezultatin e arritur”, tha Haziri.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të fitojë Komunën e Gjilanit. Lutfi Haziri që ka drejtuar këtë komunë për katër mandate është mundur nga kandidati më i ri, Alban Hyseni.

Hyseni fitoi me 51.03% të votave ndërsa Harizi ka 48.97%. Diferenca në vota ishte më pak se 1 mijë vota.

Alban Hyseni u lind më 23 tetor 1990 në Gjilan është i diplomuar në drejtësi.

Ai është zgjedhur dhe deputet i LVV-së në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Hyseni iu bashkuar LVV në vitin 2010 dhe është pjesë e stafit akademik në kuadër të Fakultetit Juridik, për lëndët e fushës Penale.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

8 të dënuar në regjimin 41 bis, ministri Manja: Do futen të tjerë

Në regjimin 41 bis do të futen edhe të dënuar të tjerë. Kështu deklaroi ministrisë i Drejtësisë, Ulsi Manja në një trajnim me OSBE...

Dodik: Putini dhe Kina do të ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

Udhëheqësi serb i presidencës trepalëshe i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për nxitje dhune, duke motivuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës hedh poshtë kërcënimin për...

Zviceranët mbështesin masat shtrënguese kundër COVID-19

Votuesit zviceranë kanë përkrahur masat qeveritare për luftim të pandemisë së coronavirusit, kanë treguar rezultatet preliminare të një referendumi. Më shumë se 60 për qind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER