PDK: Populli ia ktheu shpinën Albin Kurtit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se partia e tij, në raundin e balotazhit fitoi në pesë komuna.

Ai tha se ky rezultat dëshmon se populli i Kosovës refuzon modelin e sundimit nga një njeri.

“Pas këtyre zgjedhje tashmë skena politike në Kosovë ka ndryshuar. Nuk ka më një forcë politike dominuese siç ishte tetë muaj më parë. Populli i Kosovës ia ka kthyer shpinën Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje sepse populli i Kosovës ia ka kthyer shpinën modelit të sundimit nga një njeri”, tha Krasniqi para mbështetësve të partisë së tij në Prizren.

Krasniqi shpalli fitoren në Prizren, Drenas, Vushtrri, Kaçanik, Dragash dhe tha se partia e tij ka fituar në total nëntë komuna në dy raundet e zgjedhjeve lokale.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë vetëm një nga katër komunat më të mëdha në Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur një fitore të madhe duke marrë drejtimin e Prishtinës me kandidatin, Përparim Rama.

1 COMMENT

  1. mafija i ka këmbet e gjata pranver i humben zgjedhjet tash e pajten se qka bon i hapen thast me para qe i kan vjedh qe 20vj resht merni sa te doni popull se veq ti fitojm keto zjedhje se kur fitojm ju marim dupllo.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

8 të dënuar në regjimin 41 bis, ministri Manja: Do futen të tjerë

Në regjimin 41 bis do të futen edhe të dënuar të tjerë. Kështu deklaroi ministrisë i Drejtësisë, Ulsi Manja në një trajnim me OSBE...

Dodik: Putini dhe Kina do të ndihmojnë nëse Perëndimi vendos sanksione

Udhëheqësi serb i presidencës trepalëshe i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për nxitje dhune, duke motivuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës hedh poshtë kërcënimin për...

Zviceranët mbështesin masat shtrënguese kundër COVID-19

Votuesit zviceranë kanë përkrahur masat qeveritare për luftim të pandemisë së coronavirusit, kanë treguar rezultatet preliminare të një referendumi. Më shumë se 60 për qind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER