Kosova i thotë “Jo” vaksinave nga lindja, Hoti dhe Zemaj refuzojnë furnizimin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Kosova nuk do të pranojë vaksina të dyshimta megjithëse është vendi i vetëm në Evropë që nuk e ka vaksinën anti-Covid. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se nuk kanë hyrë në lojëra politike për të sjellë vaksina nga vendet e lindjes. Edhe ekspertët e sigurisë bëjnë thirrje që vaksina të tilla të mos pranohen.

Duke aluduar për vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze, Hoti tha sot se do të pranojnë vetëm vaksina të certifikuara, për të cilat shtoi se do të vijnë për disa javë.

“Edhe për vaksinën jemi kritikuar, por ne kemi bërë të gjitha përgatitjet për të sjellë vaksinën sipas standardeve të BE-së. Nuk kemi hyrë në lojëra për të sjellë vaksina nga vendet e lindjes, të cilat vaksina nuk janë të certifikuara. Ata që lëshojnë dezinformata, që kritikojnë pa nevojë, nuk e thonë të vërtetën se kah kanë ardhur disa qindra vaksina në vendet e rajonit me origjinë të dyshimtë”, tha kryeministri.

Ditë më parë, edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi se Kosova nuk do të marrë asnjëherë vaksinën ruse, megjithëse presionin që po i bëhet.

“Ata që e kanë pasur për detyrë të na furnizojnë me vaksina shkurtin e bartën në mars, andaj më e rëndësishme tani se vaksina është parandalimi i përhapjes së virusit. Duhet t’i respektojmë rregullat COVID, ta respektojmë vetë… Jemi të vetëdijshëm edhe për presionin e qytetarëve të vendit tonë për vaksinim edhe nga shtetet tjera, sidomos të qytetarëve serbë, por ne e kemi bërë të qartë dhe e kemi theksuar dhe ka qenë dhe mbetet zotim i yni se nuk do të marrim vaksina nga shteti i Serbisë, as nga Rusia, pavarësisht presionit që bëhet nga vendet tjera të rajonit”, ka thënë ai.

Edhe njohës të çështjeve të sigurisë bëjnë thirrje që vaksina ruse të mos pranohet në asnjë mënyrë nga institucionet e Kosovës. Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi tha se Kosova ka reaguar drejt duke refuzuar vaksinën ruse. Helmimet dhe metodat e tjera të shërbimeve sekrete ruse, sipas Ibishit, janë fakte të mjaftueshme për të mos i besuar kësaj vaksine.

“Edhe Shqipëria është deklaruar, kryeministri Rama për atë. Ata kanë ofruar edhe falas këtë vaksinë për një kontingjent, ai ka refuzuar me këmbëngulje që të mos ta pranojë këtë, pasi që këto nuk janë të certifikuara nga… Organizata Shëndetësore e BE-së, kështu që ne jemi të vëmendshëm, sidomos për një vend si Rusia që nuk është në standardet evropiane të vaksinës… Fare nuk iu besohet në kuptimin e asaj, në vend të vaksinës mund të këmbejnë ndonjë medikament tjetër, i cili mund të prodhojë efekte tjera për qytetarët”, tha Ibishi.

Ndërkohë që disa shtete të BE-së, kanë miratuar këtë vaksinë, thirrje për mos ta pranuar me vendim qeverie vaksinën ruse ka bërë edhe Agjencia Evropiane e Barnave.







Etiketimet

Sali Berisha rizgjidhet në krye të PD-së

Pas 9 vitesh Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike. “Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë u përket atyre,”...

Një stuhi godet Ontarion, të paktën dy viktima

Një stuhi gati me fuqinë e një tornadoje goditi Ontarion të shtunën duke vrarë të paktën dy persona dhe duke lënë pa energji elektrike...

Franca paralajmëron se duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Një ofertë e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështjet...


TË FUNDIT

Sali Berisha rizgjidhet në krye të PD-së

Pas 9 vitesh Sali Berisha u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike. “Sot demokratët me votën e tyre dëshmuan se partia tashmë u përket atyre,”...

Një stuhi godet Ontarion, të paktën dy viktima

Një stuhi gati me fuqinë e një tornadoje goditi Ontarion të shtunën duke vrarë të paktën dy persona dhe duke lënë pa energji elektrike...

Franca paralajmëron se duhen 15 ose 20 vjet që Ukraina të anëtarësohet në BE

Një ofertë e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në nuk mund të finalizohej për 15 ose 20 vjet, tha ministri i Francës për Çështjet...

Interi 3 gola ndaj Sampdorias

Interi ka shënuar 3 gola të shpejtë ndaj Sampdorias.  Vetëm 3 minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Ivan Perisic ai i cili...

Mbyllet numërimi në disa qarqe, Sali Berisha fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes. Ajo çka vihet re...







Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER