Albin Kurti kërkon nga Shqipëria të shpallë lumin Vjosa “Park Kombëtar”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kërkuar publikisht qeverisë shqiptare që të shpallë lumin Vjosa “Park Kombëtar” dhe të heqë dorë nga ndërtimi i hidrocentraleve të reja.

Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, z. Kurti thotë se ky lumë që lidh Shqipërinë me Evropën është pasuri jo vetëm kombëtare, por edhe evropiane.

“Vjosa, lumi që lidh Shqipërinë me Evropën, është pasuri e trashëgimi jo vetëm kombëtare por edhe evropiane. Kanione të mrekullueshme, rrjedha të vrullshme e të papengueshme, ekosistem unik dhe 1,100 speciet që strehohen në të e bëjnë Vjosën lumin më të veçantë në Evropë. Pavarësisht kërkesave të banorëve, angazhimit të aktivistëve dhe rezolutës së Parlamentit Evropian për të shpallur Vjosën park kombëtar akoma nuk është bërë asgjë”, shkruan Kurti.

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës thotë se pavarësisht apeleve të bëra nga qytetarët për të ndaluar ndërtimin e HEC-eve, Shqipëria dhe Kosova kanë vepruar ndryshe, duke mos dëgjuar thirrjet e komunitetit.

Sipas tij, ndërtimi i HEC-eve ka shkatërruar burimin e lumenjve ekzistues dhe e gjithë kjo ka prodhuar ndikime negative në mirëqenien e komuniteteve.

“Në shpërputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, qeveritë në Kosovë kanë mundësuar ndërtimin e hidrocentraleve të vogla duke prishur burimin e lumenjve ekzistues. Investime të tilla afatshkurtra për përfitime të shpejta materiale individuale, pa llogaritur fare dëmet afatgjate ekologjike dhe ndikimet negative në mirëqenien e komuniteteve, nuk do të bëhen më”, shton Kurti.

Po ashtu, lideri i Vetëvendosje shprehet se tani është momenti që Shqipëria dhe Kosova të mbrojnë pasuritë që kanë mbetur të paprekura dhe t’i restaurojnë ato që janë dëmtuar.

“Tani është momenti që bashkë në Kosovë e në Shqipëri të mbrojmë ato pasuri natyrore që kanë mbetur pa u prekur e dëmtuar e t’i restaurojmë e rikthejmë ato që tashmë na i kanë degraduar”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Protestë tek sheshi ”Nënë Tereza”, aktivistë dhe ambientalistë kërkojnë që lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar

Meta thirrje qeverisë të shpallë Vjosën park kombëtar

Kthimi i Vjosës në park kombëtar, thirrja e Leonardo Di Caprio: Lumenjtë të shpëtohen nga ndërtimi i hidrocentraleve

 

Etiketimet

Lindita Nikolla për Ramën: Debate të forta pavarësisht bashkëpunimit maksimal

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se me kryeministrin Rama pavarësisht bashkëpunimit maksimal kanë pasur dhe debate të forta. Ajo u shpreh...

Lindita Nikolla tregon pengun më të madh nga koha kur ishte ministre e Arsimit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se nga protesta e studentëve, i ka ngelur merak që nuk iu dha mundësia që...

‘PS të mos sillet si triumfatore’, Lindita Nikolla: Do jem avokate e mirë e opozitës

“Do jem një avokate e mirë e opozitës”. Kështu është shprehur për Euronews Albania, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, teksa shtoi se në çdo...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER