Dhjetë të vdekur në Kosovë nga Covid-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prirja e epidemisë Covid-19 në Kosovë mbetet tepër shqetësuese dhe një sfidë e përditshme për autoritetet shëndetësore.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thotë se në orët e fundit dhjetë pacientë të infektuar me coronavirus kanë ndërruar jetë.

Gjatë gjurmimit të rasteve të infektimet, epidemiologët kanë kryer 3922 testime të dyshuara, ndërkohë 705 janë konfirmuar të prekur me virusin vdekjeprurës. Që nga fillimi i epidemisë, në Kosovë numërohen në total 1 786 humbje jete.

Rastet pozitive: 

Prishtinë 320 raste, Lipjan 50 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 30 raste, Kamenicë 27 raste, Obiliq 27 raste, Gjilan 25 raste, Pejë 20 raste, Deçan 19 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 15 raste, Vushtrri 15 raste, Malishevë 13 raste, Klinë 9 raste, Shtime 7 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Kaçanik 4 raste, Novobërdë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Graçanicë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe Ferizaj 1 rast.

Kosova ende nuk ka siguruar asnjë dozë vaksine kundër Covid-19, pavarësisht rritjes së infektimeve.

 

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER