Ish-kryeministri Avdullah Hoti i dorëzon detyrën Albin Kurtit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Albin Kurti zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryeministrit të Kosovës.

Mëngjesin e sotëm në një ceremoni shtetërore, ish-kryeministri Avdullah Hoti ia ka dorëzuar Kurtit, postin e kreut të qeverisë.

Për ta nderuar Kurtin, i cili u zgjodh dje kryeministër në Kuvend gjatë ceremonisë u rreshtua edhe garda e FSK-së.

Ditën e djeshme, Kuvendi i Kosovës miratoi me 67 vota pro, 30 kundër qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Në fjalën e tij pas votimit të qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se pritjet për qeverinë e tij janë të mëdha dhe ndaj përgjegjësia është po aq e madhe.

Ai u bëri thirrje zyrtarëve të rinj se janë në shërbim të qytetarëve dhe jo të privilegjuar.

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje mori 58 mandate në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lexoni gjithashtu:

Votohet qeveria e re në Kosovë, kabineti i Kurtit merr 67 vota pro

Emrat e kabinetit të ri qeveritar në Kosovë

Betohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhjet kryetari dhe nënkryetarët

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER