Kush është Donika Gërvalla, ministrja e Jashtme e Kosovës që pritet të përballet me shumë sfida

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Përvoja jetësore më mësoi që liria dhe demokracia e mirëfilltë janë ato, për të cilat asnjëherë nuk duhet ndalur së luftuari”, këto janë fjalët që Donika Gërvalla ka zgjedhur t’u drejtohet kosovarëve, në ditën që mori besimin për të qenë ministre e Jashtme dhe zëvendëskryeministre e Kosovës.

Ishte 8-vjeçe kur u detyrua të lërë Kosovën. Pas arratisjes së babait të saj Jusuf Gërvalla në dhjetor 1979 për t’iu shmangur arrestimit nga policia jugosllave për shkak të veprimtarisë atdhetare, së bashku me nënën dhe dy vëllezërit arratisen në janar 1980 në Gjermani.

Vetëm dy vite më vonë përjeton vrasjen e babait dhe xhaxhait të saj.

Më pas familja e Donika Gërvallës vendoset në Tiranë.

E rritur në një familje që kishte pasion muzikën dhe mision luftën për lirinë dhe të drejtat e njeriut, Donika u bë pjesë e protestave studentore dhe në shkurt 1991 e grevës së urisë së studentëve, të cilat çuan në rrëzimin e diktaturës në Shqipëri.

Në qershor 1992 largohet nga Shqipëria për studiuar në Gjermani, prej ku nuk reshti së luftuari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke u bërë zëri kryengritës dhe zëri i së vërtetës për vendin e saj, përmes debateve televizive në Gjermani si dhe tubimet që organizonte atje për këtë kauzë.

Në vitin ‘91 u bë anëtare nderi e LDK ndërsa në 2017 u zgjodh kryetare e degës së kësaj partie në Gjermani.

Por, ky angazhim i saj politik dhe përpjekjet për reformimin e partisë përfundoi me dorëheqjen nga kjo parti, madje as nuk u lejua të futej në zyrat e saj duke bërë që të largohej përfundimisht.

Donika Gërvalla rivjen në politikën e Kosovës si përfaqësuese e Iniciativës së Vjosa Osmanit dhe tashmë ka ndërmarrë një sfidë të vështirë.

Si ministre e Jashtme do t’i duhet të përballet me shumë problematika.

Dialogu me Serbinë, është padyshim kryesorja.

Kosova gjithashtu nuk është njohur ende nga 5 vende te BE, ndërsa për shkak të vendimit për të zhvendosur ambasadën në Jeruzalem pas njohjes nga Izraeli gjendet përballë reagimeve të forta të Bashkimit Europian.

Por siç e thotë vetë Donika Gërvalla përvoja jetësore e ka mësuar të mos heshtë dhe të mos i reshtë përpjekjet.

E vetëdijshme se e pret një pune kolosale ajo thotë se do të ketë udhërrëfyes të punës së saj të ardhmen e Kosovës.

Etiketimet

Rama: Kemi siguruar mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur sot 11 700 vaksina kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer. Kryeministri Edi Rama shprehet se bashkë me këto doza deri...

Belind Këlliçi në “Raw Politics”: PD-ja do të hapet ndaj figurave të reja

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Deputeti i zgjedhur i Partisë...

Këlliçi: Basha s’garoi i vetëm, drejtuesit politikë dhe kandidatët aksionerë të rezultatit të 25 prillit

Partia Demokratike do të zhvillojë brenda strukturave të saj analizën për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit. Kandidati i fitues për deputet, Belind...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER