Mbledhja e parë e qeverisë Kurti, detyra parësore zgjedhja e presidentit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas marrjes së detyrës si kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar mbledhjen ceremoniale të Qeverisë me kabinetin e ri. Gjatë fjalës së tij, Kurti kërkoi nga ministrat e rinj punë, përkushtim dhe vendime të shpejta. Prioritetet dhe sfidat e ekzekutivit janë pandemia dhe rimëkëmbja ekonomike, theksoi Kurti, por detyrë e parë e institucioneve të reja të Kosovës është zgjedhja e presidentit të ri të vendit.

“Vjosa Osmani është emri që sovrani i dha mbi 300 mijë vota, kështu që është e qarte se zgjedhja e presidentit duhet të ndodhe sa më shpejt dhe me bashkëpunimin e opozitës”,  tha Kurti.

Këtë kërkesë parashtruan edhe shtetet e Quintit, të cilat përmes një mesazhi urimi për zgjedhjen e kuvendit dhe qeverisë së re, i kujtuan Kurtit se zgjedhja e presidentit duhet të jetë parësore.

“Në këtë kohë të pandemisë dhe sfidave ekonomike, Kosova ka nevojë për udhëheqësi të vendosur dhe institucione qeverisëse funksionale që sigurojnë stabilitet, përfshirë edhe presidencën. Adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë që prijësit e partive politike dhe deputetët e zgjedhur tani t’i vënë nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi çështjet partiake politike dhe që opozita dhe qeveria të punojnë për prioritetet e përbashkëta, e detyra e parë është zgjedhja e presidentit të ri”, thuhet në deklaratën e Quintit.

Për këtë post, Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Vjosa Osmanin. Por kësaj të fundit i mungon mbështetja e partive opozitare si PDK dhe AAK, ndërsa ish-partia e saj Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk e ka bërë të qartë nëse do ta votojë ose jo Osmanin për një mandat pesëvjeçar në krye të shtetit.

Ndërkaq, partitë e komuniteteve joserbe kanë shprehur përkrahjen e tyre për Osmanin. Por për zgjedhjen e kreut të shtetit, referuar Kushtetutës në dy raundet e para të votimit duhet të sigurojë dy të tretat e votat të Kuvendit të Kosovës prej 120 ulësesh. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë. Por nëse raundi I tretë dështon, atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

67 deputetë votuan pro qeverisë së Albin Kurtit, e cila e ka formuar ekzekutivin e ri me partitë e komuniteteve joserbe. Qeveria do të përbëhet nga 3 zv.kryeministra, 15 ministri, ku 5 prej tyre do të drejtohen nga gratë.

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER