Reformimi i LDK-së, Besian Mustafa: Procesi do të realizohet shpejt, kemi potenciale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, komentoi për Euronews Albania qeverinë e dytë të Albin Kurtit, çështjen e presidentit, bisedimet me Vjosa Osmanin dhe reformimin e partisë.

Mustafa e cilësoi programin e qeverisë “Kurti 2” të prezantuar në seancën e parë të parlamentit, si “ekspoze të shkurtër pa përmbajtje të detajuar”. Ai  mohoi që LDK ta ketë pasur një qëndrim zyrtar dërgimin në Gjykatë Kushtetuese çështjen e ligjshmërisë së ushtrimit të postit të kryeministrit nga Albin Kurti.

Anëtari i kryesisë së LDK-së tha se “Lidhja ka marrë votat për të qenë në opozitë” dhe “në opozitë do të qëndrojë”, mirëpo sqaroi se takimet me Vjosa Osmanin dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku planifikohen të jenë për postin e presidentit.

Mustafa shtoi se Abdixhiku ka përkrahjen e partisë për të vijuar këto bisedime me synimin që “presidenti të jetë jo-partiak” dhe “që përfaqëson tërë spektrin politik në vend dhe jo një parti të vetme”. Ai qartësoi se prej Osmanit kërkohet “sqarim të pozitës së saj në lidhje me Vetëvendosjen, LDK-në, partitë e tjera si dhe nismën e saj politike”.

Gazetarja Esmeralda Mulaj e pyeti Mustafën nëse do ta preferonte një rikthim të Vjosa Osmanit në LDk, pyetje së cilës Mustafa iu përgjigj se “fillimisht kësaj çështjeje i duhet të jetë e qartë vetë Osmani”. Megjithatë anëtari i kryesisë së LDK-së tha se nëse Osmani zgjidhet presidente “asaj i duhet të jetë pa lidhje partiake”.

Për sa i përket reformimit të mundshëm të LDK-së, pas ndryshimit të kryetarit, Mustafa tha se kjo pritet të nisë së shpejti.

“[LDK] Ka një strukturë të shtrirë në gjithë Kosovën […] dhe ka potencialin politik, organizativ, intelektual dhe njerëzor që të rikthehet atje ku ka qenë,” – u shpreh Mustafa duke treguar se së shpejti do të nisë diskutimi në bazë për reformimin e partisë

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER