Zgjedhja e presidentit të Kosovës, Lumir Abdixhiku takohet sot me Vjosa Osmanin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i LDK’sëLumir Abdixhiku do të takohet sot me kandidaten për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi është parashikuar të mbahet në orën14.00 dhe në të pritet të qartësohet edhe pozicioni që LDK do të mbajë në raporte me kandidaturën për presidente të zonjës Osmani.

Shumë zëra brenda LDK-së mendojnë se kjo parti duhet ta mbështesë zonjën Osmani qoftë dhe me qëndrimin në salle për t’i bërë shumicën e nevojshme.

Një prej tyre është dhe deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi që e ka deklaruar votën e saj hapur pro kandidaturës së Vjosa Osmanit. 

Me herët Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë takuar krerët e subjekteve politike, AAK-ja e PDK-ja të cilët tashmë kanë deklaruar se nuk do ta përkrahin kandidaturën e zonjës Osmani.

Në pikëpyetje janë dhe 10 votat e listës serbe, pasi ata kane shprehur pakënaqësi me vetëm një post ministri që iu akordua nga Kurti.

Madje ata kane paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Në rast se nuk arrihet zgjedhja e presidentit vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

Lexoni gjithashtu:

Mbledhja e parë e qeverisë Kurti, detyra parësore zgjedhja e presidentit

Votohet qeveria e re në Kosovë, kabineti i Kurtit merr 67 vota pro

 

Etiketimet

Gjermania mund 4-2 Portugalinë duke vënë seriozisht në diskutim pozitat e tyre në grup

Gjermania fitoi bindshëm 4-2 përballjen e dytë në Euro 2020 kundër Portugalisë të shtunën. Ndeshja e vlefshme për Grupin F nisi me një gol të...

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i hidhëruar për humbjen e qenit të tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden njoftuan të hidhëruar humbjen e qenit të tyre pastor...

Surprizon Hungaria, ndal kampionët e botës

Hungaria bën surprizën e madhe në fazën e grupeve, duke marrë pikën e parë, ndaj kampionëve të botës, Francës. Gjelat hasën vështirësi ndaj një kundërshtari të...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER