Kërkimet në Kizhevak, Arsim Gerxhaliu: Dy trupat e gjetur janë nga fshati Rezallë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arsim Gerxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë u shpreh në Euronews Albania se dy trupat e gjetur në Kizhevak janë viktima të luftës së Kosovës.

Ai tha se janë ata nga fshati Rezallë.

“Ne e dimë që bëhet fjalë për trupat e Rezallës. Këto dy identifikime lidhin teorinë se janë nga fshati Rezallë”, u shpreh zoti Gerxhaliu, teksa tregoi se pas të identifikohen të gjithë trupat në këtë varrezë, do të dërgohen në Kosovë.

Ai tha se ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të nisin sërish kërkimet në Kizhevak.

“Kemi informacione për një varrezë të re që do ta kontrollojmë gjithashtu, në afërsi të Sinicës, në një minierë”, tregoi zoti Gerxhaliu.

Lexoni gjithashtu:

Varrezat në Kizhevak, Kurti: Janë gjetur eshtrat e 2 viktimave të luftës së Kosovës

Përveç Kizhevakut, në Serbi janë gjetur 2 varreza të tjera masive


Etiketimet

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Rama: Meta dhe Berisha duan të kthejnë kaosin në vend

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e zonës në Dropullit në Gjirokastër u shpreh se me bllokimin e punës në aeroportin “Nënë...

Inter shkon në 11 pikë, thellon diferencën me ndjekësit dhe afrohet me titullin

Inter ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sasuolos, duke triumfuar në shifrat 2-1 e duke thelluar diferencën me vendin e dytë në 11...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER