Luljeta Demolli: Tashmë patatja e nxehtë e dialogut në duart e Vjosa Osmanit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, është e mendimit se me marrjen e detyrës si Presidente e Kosovës, tashmë “pataten e nxehtë të dialogut me Serbinë e ka në dorë Vjosa Osmani”.

Duke folur për Euronews Albania me gazetaren Loneta Progni, Demolli tha se e shihte kryeministrin Albin Kurti “të përqendruar më shumë te çështje të tjera me prioritet për Kosovën se sa dialogun”. Këtë ajo e bazoi te deklarata e tij pas zgjedhjeve se “dialogu nuk ishte prioritet kryesor i qeverisë”.

“Mendoj se janë të ndarë, Kurti do të merret me çështje të tjera në Kosovë, por çështja e dialogut, njohjes dhe çështje që ndërlidhen me ndërkombëtarizimit të Kosovës do të jenë në duart e Vjosa Osmanit,” – tha Demolli.

Mirëpo pas marrjes së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanit i duhet të qëndrojë mbi palët dhe të mos ketë qëndrime politike. Tashmë, sipas Demollit asaj i duhet të jetë bashkëpunuese jo vetëm me Kurtin, por edhe me Abdixhikun, Hoxhajn dhe kryetarët e partive të tjera.

“Vjosa Osmani është ai lloj njeriu që kur i ndez konfliktet, i përfundon edhe bashkëpunimet, por kësaj here do jetë më ndryshe pasi do jetë në nivelin e Presidentes dhe aq sa ia lejon Kushtetuta,” – tha Demolli duke thënë se me Kurtin “tashmë i ka ndarë rrugët”.

Pavarësisht se në dukje situata politike ka marrë një zgjidhje në Kosovë, Demolli tha se “elefanti i madh në dhomë” mbetet dialogu, se “si do të hyjnë partitë politike në këtë proces” dhe se “çfarë qasje do mbahet”.


Etiketimet

Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet

Mbi 100 qytetarë janë duke pritur në ambientet e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza” për të vijuar udhëtimet e tyre. Me çanta dhe valixhe, ata...

Rezultatet e sondazhit të katërt të Barometrit Politik në Euronews Albania

Sonte në emisionin Barometri Politik do të njiheni me rezultatet e fundit të dala nga sondazhi i katërt kombëtar, i realizuar nga kompania MRB...

Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët

Pasi qëndruan prej disa orësh në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë vetëm ndaj tre kontrollorëve të trafikut...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER