Dialogu Kosovë-Serbi, Veton Surroi: Qeveria të ulet në negociata

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Publicisti Veton Surroi ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të ketë rol më aktiv në dialogun me Serbinë.

Gjatë Forumit të Politikës së Jashtme në Tiranë, i ftuar për të folur për qeverinë Kurti  2, Surroi tha se negociatat e 10 viteve mes dy vendeve nuk kanë prodhuar rezultat.

“Ajo çka unë i kam sugjeruar të gjitha qeverive, por edhe kësaj qeverie, është që të ulet dhe të shikojë sesi mund të bëhet një përparim të procesit negociator, pra që Kosova të mos jetë vetëm marrëse e udhëzimeve sesi të veprojë më tutje por të jetë edhe një kontribues në formulimin e politikave edhe të ndërmjetësimit e të lehtësimit të Bashkimit Europian dhe të negociatat ashtu siç duhet”, tha ai.

Gjithashtu, Surroi deklaroi se negociatat mes dy vendeve  janë kthyer në temë debati mes perëndimit dhe lindjes.

“Dialogu, negociatat e filluara përpara 10 vjetëve nuk kanë të bëjnë vetëm me Kosovën dhe Serbinë, por në masë të madhe janë shndërruar në një nga pikat e fërkimit mes botës perëndimore dhe Rusisë”,  tha ai.

Për publicistin, roli strategjik i Shteteve i Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi ka munguar, pasi sipas tij tanimë ka një politikë të re të jashtme amerikane e cila është e shkëputur nga këto tematika.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Etiketimet

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Rama: Meta dhe Berisha duan të kthejnë kaosin në vend

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e zonës në Dropullit në Gjirokastër u shpreh se me bllokimin e punës në aeroportin “Nënë...

Inter shkon në 11 pikë, thellon diferencën me ndjekësit dhe afrohet me titullin

Inter ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sasuolos, duke triumfuar në shifrat 2-1 e duke thelluar diferencën me vendin e dytë në 11...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER