Rritet numri i viktimave në Kosovë si pasojë e Covid-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kurba e infektimeve me Covid-19 në Kosovë vijon të jetë në rritje dhe këtë e dëshmojnë shifrat ditore.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pohon se 14 qytetarë kanë ndërruar jetë, ndërsa nga 4742 testime, 685 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Personat që kanë ndërruar jetë janë të moshave nga 53- 81 vjeç, ndërsa në total Kosova raporton 1948 humbje jete si pasojë e Covid-19.

“Numri total i rasteve pozitive është 95.341 raste nga 456.664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.948 raste të vdekjes”, thekson IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 194 raste, Gjilan 70 raste, Gjakovë 46 raste, Pejë 41 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 35 raste, Ferizaj 31 raste, Skenderaj 31 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Podujevë 26 raste, Lipjan 19 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Deçan 13 raste, Istog 11 raste, Kaçanik 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 8 raste, Klinë 8 raste, Malishevë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Suharekë 7 raste, Hani i Elezit 5 raste, Shtime 5 raste, Rahovec 4 raste dhe Dragash 2 raste.

Kosova ka miratuar një sërë masash kufizuese si përpjekje për të bllokuar rritjen e infektimeve me Covid-19.

Ajo që mbetet shqetësuese në vend është fakti se ka mungesë të theksuar vaksinash dhe kjo ka bërë, që shtrimet në spital të personave të infektuar të rriten ndjeshëm.


Etiketimet

Presidenti Meta kërkon auditim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të kompanisë Albcontrol

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sot Kontrollit të Lartë të Shtetit të nisë auditimin e kompanisë “Albcontrol” e cila menaxhon trafikun ajror të...

Basha takim me fermerët e Cërrikut: 100 milionë euro subvencione për bujqësinë

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë dhe fermerë të Cerrikut. Gjatë takimit zoti Basha nënvizoi nevojën për ndryshim...

Balluku: Sot nisin fluturimet esenciale nga aeroporti i Rinasit

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dha një deklaratë për mediat nga aeroporti i Rinasit pas situatës së krijuar nga kontrollorët e trafikut ajror. Ministrja sqaroi...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER