Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID në Kosovë, shkollat online deri më 18 prill

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID në Kosovë.

Prej sot në këtë shtet do të ketë orë policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Po ashtu, gastronomia do të jetë e mbyllur për 11 ditë duke filluar nga sot deri me 18 prill.

Ky sektor do të lejohet të punojë vetëm me shërbimin “Take away”.

Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të kalojnë në online nga data 12 deri më 18 prill, ndërsa ato universitare nga 7 deri më 18 prill.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

Ndërkohë janë mbyllur edhe qendrat tregtare nga data 7 deri më 18 prill.

Transporti publik lejohet të punojnë me 50% të kapacitetit.

Po kështu nuk lejohen të ushtrojnë aktivitetet as palestrat në mjediset e mbyllura.

Lexoni gjithashtu:

Tetë të vdekur në Kosovë nga Covid-19


Etiketimet

Mbi 100 qytetarë presin në aeroportin e Rinasit për të vijuar udhëtimet

Mbi 100 qytetarë janë duke pritur në ambientet e jashtme të aeroportit “Nënë Tereza” për të vijuar udhëtimet e tyre. Me çanta dhe valixhe, ata...

Rezultatet e sondazhit të katërt të Barometrit Politik në Euronews Albania

Sonte në emisionin Barometri Politik do të njiheni me rezultatet e fundit të dala nga sondazhi i katërt kombëtar, i realizuar nga kompania MRB...

Prokuroria ngre akuzë për tre kontrollorë të trafikut ajror, lihen të lirë të tjerët

Pasi qëndruan prej disa orësh në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, prokuroria ka ngritur zyrtarisht akuzë vetëm ndaj tre kontrollorëve të trafikut...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER