Blinken uron Kurtin: Do të keni përkrahjen e plotë të SHBA-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit Albin Kurti, nëpërmjet së cilës e ka përgëzuar atë dhe popullin e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, të mbajtura më 14 shkurt.

Ai ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike.

Sekretari Blinken i ka mirëpritur zotimet e kryeministrit Kurti për luftimin e korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rikuperimin nga pandemia COVID-19, si edhe përpjekjet e tij për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës, raporton Kosova Press.

Më tej, në letër ai ka thënë se sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellë është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Do të keni mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim”, ka  shkruan Blinken.


Etiketimet

Blinken uron Kurtin: Do të keni përkrahjen e plotë të SHBA-së

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit Albin Kurti, nëpërmjet së cilës e ka përgëzuar atë dhe popullin e...

Nis në Kosovë vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 85-vjeç

Në Kosovë sot ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 85-vjeç, proces ky i cili është parashikuar të  zgjasë 3 ditë. Vaksina për...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER