Dymbëdhjetë të vdekur në Kosovë, rritet numri i të infektuarve me Covid-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dymbëdhjetë qytetarë të prekur nga Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Lajmi bëhet me dije nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), i cili thotë se nga kryerja e 5502 teste, 871 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Shifrat e fundit tregojnë se gjendja e epidemisë ka pësuar rritje të ndejshme në Kosovë. Nga fillimi i epidemisë në vend kanë ndërruar jetë 1960 pacientë, shumica prej të cilëve me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Kurse numri i qytetarëve që kanë mposhtur Covid-19 ka shkuar në mbi 80 mijë, por ajo që mbetet shqetësuese është numri i rasteve aktive, që në të gjithë territorin numërohen mbi 14 mijë.

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 249 raste, Prizren 93 raste, Ferizaj 89 raste, Gjilan 69 raste, Mitrovicë 59 raste, Gjakovë 44 raste, Pejë 44 raste, Podujevë 32 raste, Vushtrri 29 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Kamenicë 17 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Klinë 11 raste, Malishevë 11 raste, Istog 10 raste, Kaçanik 9 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 3 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Kllokot dhe Leposaviq.

Autoritetet në Kosovë kanë nisur paraditen e kësaj të enjteje procesin e vaksinimit kundër Covid-19 për personat mbi 85 vjeç.

 

 


Etiketimet

Nesër rinisin fluturimet komerciale në Rinas, TIA zbardh oraret

Situata në aeroportin e Rinasit është zhbllokuar pas më shumë se 30 orësh bllokim të fluturimeve. Lajmi u bë i ditur nga ministrja Belinda Balluku...

Dymbëdhjetë të vdekur në Kosovë, rritet numri i të infektuarve me Covid-19

Dymbëdhjetë qytetarë të prekur nga Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Lajmi bëhet me dije nga ana e Institutit Kombëtar...

Gara në Elbasan, Lefter Gështenja: Situata vazhdon të jetë e tensionuar nga kundërshtari politik

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Lefter Gështenja u shpreh në Euronews Albania se “temperatura” politike në Elbasan është shumë...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER