Josep Borrell uron Osmanin: Institucionet e reja të fokusohen në procesin e reformave dhe atë të dialogut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vjosa Osmani ka pranuar urim për detyrën e re, si Presidente e Kosovës nga shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Në urimin drejtuar presidentes Osmani, Borrell ka shfaqur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit evropian.

Nga zyra e presidentes njoftojnë se po ashtu Borrell ka theksuar se institucioneve të reja të Kosovës iu mbetet që të fokusohen në procesin e reformave dhe atë të dialogut.

“Shefi i politikës së jashtme të BE-së, z.Borrell, ka shfaqur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe në të njëjtën kohë ka theksuar se institucioneve të reja të vendit u mbetet të fokusohen në procesin e reformave dhe atë të  dialogut”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e Osmanit.

Në datën 6 prill, Vjosa Osmani mori zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës.

Ndërsa në datën 4 prill, zonja Osmani u votua në raundin e tretë të votimit duke siguruar 71 vota nga 61 që ishin të nevojshme.

Lexoni gjithashtu:

Vjosa Osmani Presidente e gjashtë i Kosovës

Kush është Vjosa Osmani, gruaja e dytë në krye të shtetit të Kosovës


Etiketimet

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Rama: Meta dhe Berisha duan të kthejnë kaosin në vend

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e zonës në Dropullit në Gjirokastër u shpreh se me bllokimin e punës në aeroportin “Nënë...

Inter shkon në 11 pikë, thellon diferencën me ndjekësit dhe afrohet me titullin

Inter ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sasuolos, duke triumfuar në shifrat 2-1 e duke thelluar diferencën me vendin e dytë në 11...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER