Kosovë, qeveria bonus për gastronomët, do t’u paguhen qiratë dhe pagat e punonjësve gjatë mbylljes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria e Kosovës do të ndihmojë sektorin e gastronomisë përmes pagesës së qirave dhe të pagave të punëtorëve, pas vendimit për bllokimin e punës deri më 18 prill.

Në një konferencë të përbashkët për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, u deklarua se masat e ndërmarra kanë si qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, por njëkohësisht edhe ruajtjen e shëndetin të ekonomisë së vendit.

Sipas ministrit Murati, ndihmat për sektorin e gastronomisë, mund të merren brenda buxhetit të vendit.

 “Të mbështeten qiratë, pra shpenzimet fikse dhe pagat e punëtorëve. Synimi ynë si ministri e Financave, Punës dhe Transfereve do të jetë që të ruhet shëndeti ekonomik, por pikë së pari të ruhen vendet e punës, meqenëse ato vende të punës sigurojnë familje të tëra dhe mbështesin familje të tëra. Siç edhe e thash shumë shpejt do të dalim me masa konkrete. Në ditët në vijim do t’i takojmë përfaqësuesit e sektorëve në fjalë dhe bashkë me ta do të dakordohemi përfundimisht se cilat do të jenë masat. Pra, e thash subvencionimi dhe mbështetja në shpenzimet fikse, qiratë dhe punëtorët, mirëpo prapë ka dallime se jo çdo sektor ka ngjashmëri ose është i njëjtë, ka dallime dhe ka specifika për secilin sektor andaj për çdo sektor duhet të bëhet dizajnim më specifik,” – tha ai.

Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se situata me COVID-19 në Kosovë është shumë e rënduar sidomos në institucionet shëndetësore. Ai tha se vetëm në 24 orët e fundit janë 14 raste të vdekjeve me COVID-19, ndërkohë që 97 % e rasteve të reja në Kosovë, tashmë me simptoma të virusit britanik.

“Situata është e rëndë, sidomos në institucionet tona shëndetësore. Varianti i ri britanik është shumëfish më i rrezikshëm, sepse përhapet shumë më shpejt, është shumë agresiv dhe i prek moshat e reja, të cilët do të vaksinohen në fazën e tretë të planit të vaksinimit të hartuar më herët. Ne duhet të mbrojmë jetën e secilit, sepse çdo jetë është e vlefshme, e drejta për jetë është mbi të gjitha të tjerat. Masat kufizuese pavarësisht të gjitha masave që janë provuar janë dëshmuar si më të efektshmet për futjen nën kontroll të menaxhimit të pandemisë, për këtë kemi nevojë të gjithë tani,” – u shpreh Vitia.

Masat kufizuese në Kosovë, filluan që prej datës 6 dhe do të vazhdojnë deri më 18 prill, ku parashikohet rifillimi i orës policore nga 22.00 deri në orën 05.00 të mëngjesit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 


Etiketimet

Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Rama: Meta dhe Berisha duan të kthejnë kaosin në vend

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e zonës në Dropullit në Gjirokastër u shpreh se me bllokimin e punës në aeroportin “Nënë...

Inter shkon në 11 pikë, thellon diferencën me ndjekësit dhe afrohet me titullin

Inter ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sasuolos, duke triumfuar në shifrat 2-1 e duke thelluar diferencën me vendin e dytë në 11...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER