Nis në Kosovë vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 85-vjeç

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Kosovë sot ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 85-vjeç, proces ky i cili është parashikuar të  zgjasë 3 ditë.

Vaksina për këtë kategori do të bëhet në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësive Familjare në komunat përkatëse.  Të moshuarit, pas marrjes së vaksinës treguan se ndihen shumë mirë.

“Mirë, për mua është shumë mirë dhe nuk di çka të them[…]Unë kam qenë minator, tani unë kam nganjëherë kollë, por e gjitha në përgjithësi është mirë, madje mirë e ndjejë edhe vetën”, u shpreh një moshuar.

“Kam probleme me aritminë, kam ardhur që ta marr vaksinën për më mirë, edhe kam disa vjet, inshalla të rinjve iu bënë mirë se për pleq sukses pak”, u shpreh një tjetër.

“Mirë shkoj vaksinimi, edhe mirë jam. Unë nuk kam ndonjë sëmundje. Edhe katër muaj i bëjë 89-vjet. Por do të ishte mirë të gjithë me marrë vaksinën, është edhe më sigurt”, tha një tjetër i moshuar.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se brenda ditës mund të bëjmë deri në 1 mijë vaksina.

“Nga sot dhe dy ditët tjera në vijim për tre ditë radhazi ne do vaksinojmë grup moshën mbi 85 vjeç, do thotë 8, 9 dhe 10. Ndërsa, nga data 11, 12, 13 pastaj vazhdohet me grupmoshën 80-84. Gatishmëria jonë për të punuar për nga numri e dini nga 750 deri në 1 mijë persona jemi në gjendje gatishmërie t’i vaksinojmë varet nga momenti se sa do të na vijnë të moshuarit për tu vaksinuar”, tha ai.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi tha se koordinimi midis pushtetit qendror dhe atij vendor është domethënës për procesin e vaksinimit.

Më 28 mars Kosova siguroi 24 mijë dozat e para të vaksinës nga kompania “Astra Zeneca” dhe 2 ditë më pas nisi procesin, fillimisht me mjekët punonjësit e spitaleve.

Deri më tani janë vaksinuar 5 mijë e 400 mjekë dhe infermierë të sektorit publik dhe privat.

Lexoni gjithashtu:

Rritet numri i viktimave në Kosovë si pasojë e Covid-19


Etiketimet

Nis në Kosovë vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 85-vjeç

Në Kosovë sot ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi moshën 85-vjeç, proces ky i cili është parashikuar të  zgjasë 3 ditë. Vaksina për...

Nesër rinisin fluturimet, TIA: Udhëtimi i pasagjerëve për në Dubai do të kryhet nga Podgorica

Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe...

Prania e ushtrisë në aeroportin e Rinasit, ministri Peleshi: Thjesht për vigjilencë të shtuar

Në një deklaratë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se ngjarja e fundit në aeroport shkaktuar nga bojkotimi i punës së kontrollorëve të Albcontrol...









Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER